Zhvillohet raundi i rradhës i negociatave për marrëveshjen administrative, në zbatim të marrëveshjes kuadër të mbrojtjes sociale, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Dukatit të madh të Luksemburgut.

Në datat 11 – 14 nëntor 2014 në ambjentet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore u zhvillua raundi i rradhës i negociatave për marrëveshjen administrative, në zbatim të marrëveshjes kuadër të mbrojtjes sociale, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Dukatit të madh të Luksemburgut. Në këto takime moren pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.