Përfitime afatshkurtra – E ardhura nga barrëlindja

Sigurimet shoqërore mbrojnë dhe trajtojnë me të ardhura personat e siguruar edhe në lidhje me paaftësinë e përkoshme në punë për shkak të sëmundjes, barrëlindje, aksidentin në punë dhe sëmundjet profesionale.

I.    E ARDHURA NGA BARRËLINDJA

Kushtet e përfitimit :

E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi për çdo rast përfitimi.

Nga ky rregull përjashtohet rasti kur e drejta për pagesën e barrëlindjes së radhës lind brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm.

Kohëzgjatja e përfitimit :

Periudha e përfitimit për barrëlindje është :

  • 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 35 ditësh para lindjes dhe 63 ditësh pas lindjes së fëmijës;
  • 390 ditë kalendarike, në rastin kur gruaja ka në barrë më shumë se një fëmijë, duke përfshirë një minimum prej 60 ditësh para lindjes dhe 63 ditësh pas lindjes së fëmijëve.

Masa e përfitimit :

E ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar, llogaritet :

  • 80% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të 12 muajve të fundit, për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes;
  • 50% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të 12 muajve të fundit, për periudhën tjetër në vazhdim.

E ardhura për barrëlindje për gratë e siguruara si të vetëpunësuara në bujqësi, llogaritet :

  • Për gratë që periudhën e sigurimit, për efekt të përfitimit të barrëlindjes, e kanë si të vetëpunësuara në bujqësi, ose kanë më shumë se 6 muaj të periudhës së fundit të sigurimit, nga data e lindjes së të drejtës për pagesë, si të vetëpunësuara në bujqësi, e ardhura për barrëlindje përcaktohet sipas VKM nr. 77, datë 28.01.2015, “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”, i ndryshuar.

 Përfitimi në rast birësimi :

Nëna e siguruar që birëson një fëmijë deri në moshën 1 vjeç dhe që ka qenë e siguruar jo më pak se 12 muaj, ka të drejtë për leje pas lindjes, e cila fillon në ditën e birësimit, por jo më herët se pas ditës së 63-të nga lindja e fëmijës, dhe vazhdon jo më shumë se 330 ditë nga data e lindjes së fëmijës.Minimumi i lejes për nënën birësuese është 28 ditë.

Birësimi i fëmijës gjatë lejes së lindjes :

Kur fëmija birësohet gjatë periudhës së lejes së lindjes, nëna që ka lindur fëmijën përfiton deri në ditën e birësimit, por periudha e përfitimit nuk mund të jetë më e shkurtër se 63 ditë pas lindjes.

E drejta për leje për kujdesin ndaj fëmijës :

Pas përfundimit të periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, të drejtën për leje për kujdesin ndaj fëmijës e ka edhe babai ose birësuesi i siguruar, nëse kjo e drejtë nuk ushtrohet ose nuk plotësohen kushtet për përfitimin e saj nga nëna.

PËRFITIME TË TJERA QË LIDHEN ME BARRËLINDJEN

II.    KOMPENSIMI PËR NDRYSHIMIN E VENDIT TË PUNËS PËR ARSYE SHTATZËNIE

Gruaja e siguruar, e cila, me vendim të komisionit mjekësor kompetent, ndryshon vendin e punës për arsye shtatzënie, ka të drejtë të përfitojë kompensim për pakësimin e të ardhurave që pëson si rezultat i ndryshimit të vendit të punës, nëse është derdhur kontribut për një periudhë jo më pak se 12 muaj.

Kompensimi është i barabartë me diferencën ndërmjet pagës së vendit të mëparshëm të punës dhe pagës së vendit të ri të punës. Ky kompensim nuk mund të jetë më shumë se 50% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të 12 muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë.

III.    SHPËRBLIMI PËR LINDJE FËMIJE

Shpërblimi për lindje fëmije i paguhet një personi të siguruar, i cili është nëna ose babai i fëmijës, me kusht që njëri prej tyre të ketë kontribuar për një periudhë prej 12 muajsh para lindjes së fëmijës.

Shpërblimi paguhet vetëm një herë për çdo fëmijë. Nëna ka përparësi në përfitimin e pagesës, në rast se ajo është e siguruar.

Masa e shpërblimit për çdo fëmijë të lindur është e barabartë me 50% të pagës minimale mujore.

Dokumentacioni :

  • Raportet mjekësore elektronike të barrëlindjes, të lëshuara sipas legjislacionit në fuqi;
  • Dokumenti i identifikimit;
  • Certifikata e lindjes së fëmijës, (origjinale);
  • Për rastet e birësimit, dokumentacioni që vërteton birësimin dhe dokumentet e tjera të kërkuara sipas legjislacionit në fuqi

Aplikimi :

Aplikimi për përfitim kryhet online përmes portalit e Albania duke zgjedhur shërbimet :

Dokumentet  origjinale  dërgohen  përmes  shërbimit postar  pranë  Drejtorisë  Rajonale  të  Sigurimeve  Shoqërore, ku subjekti ushtron aktivitetin.

Baza ligjore për përfitimin e paaftësisë së përkohshme për punë nga barrëlindja :