Të tjera

Personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension invaliditeti.

I.1. Baza ligjore:
a) Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
b) Udhëzimi nr. 2

Pensioni social

Baza ligjore:

  • Neni 5/1, i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë“,  i ndryshuar.

Pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qendrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social.

Masa e pensionit social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me pagë minimale, i llogaritur në datën 31.12.2014.

Masa e pensionit social për personat që kanë të ardhura nga burime të tjera do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi.

Kriteret, procedurat dhe dokumentacioni për pensionin social përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

                                                                                                    Masat e pensioni social në vite :

Vendimet e Këshillit të Ministrave

Data e fillimit Masa e pensionit social, në lekë
Nr. 77, datë 28.01.2015 01.01.2015 6 750 lekë
Nr. 551, datë 27.07.2016 01.08.2016 6 858 lekë
Nr. 130, datë 22.02.2017 01.03.2017 7 064 lekë
Nr. 348, datë 12.06.2018 01.07.2018 7 262 lekë
Nr. 167, datë 27.03.2019 01.04.2019 7 465 lekë
Nr. 263, datë 30.03.2020 01.04.2020 7 674 lekë
Nr. 196, datë 31.03.2021 01.04.2021 7 843 lekë
Nr. 188, datë 30.03.2022 01.04.2022 8 102 lekë
Nr. 605, datë 14.09.2022 01.10.2022 8 558 lekë
Nr. 553, datë 28.09.2023 01.10.2023 9 327 lekë
Nr. 582, datë 18.09.2024 01.10.2024 9 710 lekë
Nr. 540, datë 29.09.2025 01.10.2025 9 953 lekë
Nr. 497, datë 26.06.2026 01.07.2026 10 222 lekë

Shpërblimi i lindjes

Baza ligjore:

  • Neni 29, i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë“,  i ndryshuar.

Dokumentacioni:

  • Çertifikata e lindjes së fëmijës;
  • Libreza e periudhës kontributive;
  • Vërtetimi i vjetërsisë në punë dhe derdhjet kontributive.

Kushtet e përfitimit:

  • Shpërblimi për lindje fëmije i paguhet një personi të siguruar, i cili është nëna ose babai i fëmijës që lind, me kusht që njëri prej tyre të ketë kontribuar për një vit para lindjes së fëmijës;
  • Shpërblimi bëhet i pagueshëm vetëm një herë dhe nëna do të ketë parësi në përfitimin e pagesës, në rast se ajo është e siguruar.

Masa e përfitimit:

  • Shpërblimi për çdo fëmijë të lindur do të jetë një shumë e barabartë me 50 % të pagës minimale mujore, të miratuar me VKM, në momentin e lindjes të së drejtës.

Pagesat për vdekje (Shpërblim vdekjeje)

Baza ligjore:

  • Neni 42, i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë“, të ndryshuar.

Kushtet e përfitimit:

  • Pagesa për vdekje i jepet:
  • Një personi të siguruar ose një pensionisti në rast vdekjeje të një anëtari të familjes, që ai ka në ngarkim;
  • Personit që u kujdes për personin e siguruar të vdekur, dhe që pagoi shpenzimet e varrimit.

Dokumentacioni:

  • Çertifikata e vdekjes;
  • Akti i varrimit;
  • Libreza e pensionit.

Masa e përfitimit:

  • Pagesa për rast vdekjeje është e barabartë me 50 për qind të pagës minimale në shkallë vendi.