Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, rregullon dhe përcakton mënyrën e drejtimit dhe të administrimit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Sipas këtij Ligji, sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë drejtohen dhe administrohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), i cili është institucion publik i pavarur, organizimi dhe funksionimi i të cilit rregullohet me këtë Ligj.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore drejtohet nga:
- Këshilli Administrativ;
- Drejtori i Përgjithshëm.
Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore është organi më i lartë ekzekutiv. Ai përbëhet nga 12 anëtarë, nga të cilët:
- 6 anëtarë, përfaqësues të Qeverisë;
- 6 anëtarë, përfaqësues të Sindikatave dhe Punëdhënësve.

Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së zgjidhet nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
CV e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Sigurimeve Shoqërore
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore:
- Drejton dhe organizon veprimtarinë e ISSH-së;
- Emëron drejtorët e Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore;
- Raporton pranë Këshillit Administrativ për veprimtarinë e ISSH-së.

Vendimmarrja e ISSH (vendime/ rekomandime/ urdhëra)
STATUTI I INSTITUTIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE
ORGANIGRAMA E INSTITUTIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE
STRUKTURË E DREJTORISË SË PËRGJTHSHME TË ISSH – SË
RREGULLORE PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSTITUTIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE
RREGULLORE “PËR PERSONELIN E INSTITUTIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE”
STRUKTURË E DREJTORISË SË ARKIVIT QENDROR
STRUKTURË E DREJTORISË RAJONALE TË SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË
STRUKTURË E DREJTORIVE RAJONALE TË SIGURIMEVE SHOQËRORE
STRUKTURË E DEGËVE RAJONALE TË SIGURIMEVE SHOQËRORE
STRUKTURË E AGJENCIVE LOKALE TË SIGURIMEVE SHOQËRORE
KODI ETIK I INSTITUTIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE