TRAJTIM FINANCIAR “FËMIJË NË PËRKUJDESJE TË REPUBLIKËS”
Çfarë është trajtimi financiar nga statusi “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”?
Ky ligj ka për qëllim të garantojë mirëqenien dhe zhvillimin e jetës së fëmijës nëpërmjet ndihmës dhe përkujdesjes efektive të shtetit bazuar në interesin më të lartë të fëmijës. Në këtë kuptim koncepti i këtij ligji është edhe të zëvendësojë pakësimin e të ardhurave për shkak të humbjes së jetës së prindit, në ngarkim të të cilit ishte fëmija.
Kushtet ligjore për të përfituar trajtimin financiar nga statusi “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”
Subjekte përfituese të pagesës së parashikuar në pikën 1, të nenit 10, janë personat deri në moshën 18 vjeç, të cilëve me vendim të Komisionit Qendror për Statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, u jepet statusi “Fëmije në përkujdesje të Republikës”, ose deri në moshën 25 vjeç, nëse ndjekin arsimin e lartë.
Si llogaritet trajtimi financiar nga statusi “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”
Personi, të cilit i jepet statusi “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, gëzon këto të drejta:
a) përfiton trajtim financiar mujor, që llogaritet në bazë të pagës mujore më të lartë të prindit apo kujdestarit ligjor që ka humbur jetën, pavarësisht nga periudha e sigurimit të të ndjerit, përkatësisht në masën:
i. 100 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën ka vetëm një fëmijë që gëzon statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”;
ii. 70 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën ka dy fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”;
iii. 50 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën ka tre fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”;
iv. 40 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën ka katër fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”;
v. 30 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën ka më shumë se katër fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. Në këtë rast trajtimi financiar mujor për të gjithë fëmijët përfitues të mos tejkalojë shumën 150% të pagës më të lartë të prindit apo kujdestarit ligjor që ka humbur jetën.
Në rastin e përfitimit të trajtimit financiar sipas parashikimeve të ligjeve të tjera, ka të drejtë të zgjedhë trajtimin financiar më të favorshëm. Pagesa e trajtimit financiar sipas kësaj pike do të kryhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
Baza ligjore: