- Ligji nr. 8097, datë 21.3.1996, i ndryshuar “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.
Ligj Nr. 8097, datë 21.03.1996 – SHKARKO NË PDF
Kontributet, që paguajnë personat e punësuar në fondin e sigurimit shtetëror suplementar, janë:
a) 5 për qind të shumës bruto të listëpagesave për personat e grupit të parë;
b) 4 për qind të shumës bruto të listëpagesave për personat e grupit të dytë, që përmenden në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 9, të nenit 1, të këtij ligji;
c) 3 për qind të shumës bruto të listëpagesave për personat e grupit të dytë, që përmenden në shkronjën “d”, të pikës 9, të nenit 1, të këtij ligji.
Pagesa e kontributeve
Kontributet paguhen çdo muaj në fondin e sigurimit shtetëror suplementar. Afati i derdhjes është jo më vonë se fundi i muajit pasardhës.
- Ligji nr.10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, qendrës së studimeve albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, i ndryshuar.
Ligji 10139, datë 15.05.2009, i ndryshuar – SHKARKO NË PDF
Masa e kontributit suplementar që paguhet nga të punësuarit e përfshirë në këtë skemë suplementare është:
a) 5 për qind e pagës referuese të titullit për të punësuarit në sektorin publik;
b) 7 për qind e pagës referuese të titullit për të punësuarit në sektorin jopublik.
Pagesa e kontributeve
Pagesa e kontributeve suplementare bëhet në organet e tatim-taksave dhe ndjek të njëjtat procedura e afate, si për mbledhjen e kontributeve nga skema e sigurimit shoqëror të detyrueshëm.
- Ligji 150/2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”
Ligji 150_2014 – SHKARKO NË PDF
Përfitimet nga ky ligj financohen nga kontributet shtesë dhe nga Buxheti i Shtetit.
Personat, të cilët do të kryejnë procese pune në miniera, në nëntokë, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të paguajnë kontribute shtesë, në masën 5 për qind të pagës bruto, për efekt kontributi. Kontributi shtesë paguhet 3 për qind nga punëdhënësi dhe 2 për qind nga punëmarrësi.
Kontributi i sigurimeve shoqërore, në masën 5 për qind, mblidhet dhe derdhet në fondin e sigurimeve shoqërore të detyrueshme, sipas procedurave për mbledhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore të detyrueshme, të përcaktuara në ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
- Ligji Nr. 29/2019 “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.
Ligji Nr. 29_2019 – SHKARKO NË PDF
Përfitimet nga ky ligj financohen nga kontributet dhe nga buxheti i shtetit.
Masa e kontributit:
a) kontributi, që paguhet për mbulimin e përfitimeve të pensioneve për shkak të profesionit, përcaktohet në masën 5 % të pagës bruto dhe ndahet në 3 % nga punëdhënësi dhe 2 % nga punëmarrësi;
b) kontributi që paguhet për mbulimin e përfitimeve shtesë mbi pensionin e pleqërisë përcaktohet në masën 5 % të pagës bruto dhe ndahet në 2,5 % nga punëdhënësi dhe 2,5 % nga punëmarrësi.
Kontributet për të punësuarit mbi moshën 48 vjeç, në masën sipas përcaktimeve në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 2, të këtij neni, mblidhen dhe derdhen në fondin e sigurimeve shoqërore, sipas procedurave për mbledhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore të detyrueshme, të përcaktuara në ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Për të punësuarit nën moshën 48 vjeç, kontributet do të paguhen në skemën e pensioneve profesionale, krijuar sipas nenit 5/2, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.


