Takim mes drejtuesve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe atyre të Patronatit UIL në Itali

Në kuadrin e mbrojtjes sociale të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, në datën 28 janar 2015 u zhvillua një takim mes drejtuesve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe atyre të Patronatit UIL në Itali.

Kryefjala e këtij takimi ishte gjetja e mundësive për të ndihmuar sa më shumë qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, si dhe anasjelltas në fushën e mbrojtjes sociale dhe marrjes së informacionit në kohë sa më të shpejtë për periudhat e tyre kontributive për të përfituar pension.