Seminar treditor në Pogradec

ISSH, në kuadër të ristrukturimit të  Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, organizoi në Pogradec, në datat 4 – 6 korrik 2014,  trajnimin treditor “Rregulloret e përfitimeve dhe zbatimi i tyre në DRSSH”. Në të morën pjesë Drejtorët e DRSSH-ve, Kryetarët e Degëve të Përfitimeve, juristët dhe drejtues të ISSH.

Evidentimi i problemeve, përshpejtimi i afateve të lidhjes së përfitimeve, si dhe procesi i informatizimit ishin temat kryesore të diskutimit të ekipit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në këtë trajnim.