Pyetje nga z. M. L.

Përshëndetje,

Babai im ka statusin e invalidit të punës dhe ndërkohë ka sjellë një makinë nga Italia, të marrë në formë dhurate.  A përfiton nga përjashtimet doganore babai im?

 Përgjigje:

Me hyrjen në fuqi të Ligjit nr. 10458, datë 21.07.2011 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për Taksat Kombëtare”, të ndryshuar, Instituti i Sigurimeve Shoqërore nuk ka marrë më në shqyrtim kërkesat për përjashtim nga pagesa e detyrimeve doganore për paisjet, mjetet lëvizëse, përfshirë edhe autovetura, që janë siguruar nga vetë invalidi, pasi me ndryshimet që ka pësuar Ligji nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për Taksat Kombëtare”, i ndryshuar, të gjithë automjetet përjashtohen nga pagesa e taksës doganore.

Ju e keni marrëdhënien me Doganat dhe jo me ISSH-në.