Përfundon me sukses programi veror i Intership-it (praktikës së punës), i 20 studentëve pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Ky program u zhvillua nga 15 korrik 2014 – 31 gusht 2014 dhe të rinjtë, sipas preferencave të tyre, patën mundësi të punonin në ISSH, DRSSH Tiranë, si dhe në Arkivin Qendror të Sigurimeve Shoqërore, me kohë të plotë, në përputhje me orarin zyrtar të institucionit.
Duke iu uruar suksese, shpresojmë që kjo eksperiencë t’iu vlejë profesionalisht në të ardhmen e tyre!