Insituti i Sigurimeve Shoqërore ka hartuar udhëzuesin i cili përcakton rregullat e qarta të zbatimit përmes së cilit do t’i vihet në ndihmë qytetarëve, të cilët kanë punuar dhe kanë kontribuar në skemat e sigurimeve shoqërore të të dy vendeve, të përfitojnë nga të drejtat e tyre.
Udhëzuesi, përmban procedurat e aplikimit, kriteret dhe dokumentacionin sipas të cilave lindin edhe përfitimet konkrete sipas marrëveshjes në fuqi.
Për t’u njohur në mënyrë të detajuar me përmbajtjen e udhëzuesit, ju mund të klikoni “Udhëzues mbi Marrëveshjen dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë”
ISSH mbetet e angazhuar për të informuar dhe asistuar qytetarët me qëllim zbatimin sa më efikas të kësaj marrëveshjeje.