Turqi, Belgjikë, Maqedoni, Hungari


REPUBLIKA E TURQISË

Marrëveshja bilaterale midis Qeverisë të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë të Republikës së Turqisë në fushën e Mbrojtjes Shoqërore u ratifikua më 15.05.2003, dhe hyri në fuqi më datë 15.04.2005.LIGJ NR. 9066, DATË 15.05.2003 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËROSË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURIQISË PËR MBROJTJEN SHOQËRORE”.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore vazhdon zbatimin e Marrëveshjes, duke realizuar kështu të drejtat e shtetasve shqiptarë dhe turq për sigurimet shoqërore.
Kjo Marrëveshje ka hyrë në një fazë të re të zbatimit të saj, me rritjen e numrit të punonjësve turq në Shqipëri, dhe kryesisht atyre që punojnë në firmat për ndërtimin e rrugëve. Kërkesat nga institucionet homologe turke dhe nga ISSH, kanë si subjekt shtetas shqiptarë dhe turq që punojnë në Shqipëri apo Turqi.

MARRËVESHJE E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES PËR MBROJTJEN SHOQËRORE NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, nënshkruar në Stamboll, më 10 shtator 1998

MBRETËRIA E BELGJIKËS

Më 3 prill 2014 përfundoi procesi i ratifikimit nga Parlamenti Shqiptar i Marrëveshjes, me Ligjin nr.35/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës për mbrojtjen shoqërore”, publikuar në Fletoren Zyrtare nr.57, datë 24.04.2014.

LIGJ NR. 35/ 2014 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË BELGJIKËS PËR MBROJTJEN SHOQËRORE”
Nga 01.01.2016 marrëveshja është bërë e zbatueshme, për gjithë personat e interesuar.

RREGULLORE ADMINISTRATIVE PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES PËR MBROJTJEN SHOQËRORE MIDIS REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË BELGJIKËS, nënshkruar në Tiranë, më 24 shtator 2015


REPUBLIKA E MAQEDONISË

Marrëveshja në fushën e mbrojtjes shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë u nënshkrua në datën 17.03.2015 dhe u ratifikua nga Parlamenti Shqiptar me Ligjin nr. 123/2015, datë 12.11.2015, publikuar në Fletoren Zyrtare me nr. 201, datë 24.11.2015 dhe nga data 01.06.2016 kjo marrëveshje është bërë e zbatueshme.

LIGJ NR. 12.03.2015 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR MBROJTJEN SHOQËRORE”.

MARRËVESHJE ADMINISTRATIVE PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES PËR MBROJTJEN SHOQËRORE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, nënshkruar në Shkup, më 17 mars 2015.


HUNGARI

Marrëveshja në fushën e mbrojtjes shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Hungarisë eshte nënshkruar në 10.12.2014 dhe u ratifikua nga Parlamenti Shqiptar me Ligjin. nr. 151/2015, datë 21.12.2015, publikuar në Fletoren Zyrtare me nr. 246, datë 12.01.2016. Nga data 01.07.2016 marrëveshja është bërë e zbatueshme.

LIGJ NR. 151/2015 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET RSH DHE HUNGARISË PËR MBROJTJEN SHOQËRORE”.