Fillojnë bisedimet për Marrëveshjen dypalëshe për mbrojtjen shoqërore midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Nga data 20 janar 2015, grupet teknike të të dy vendeve kanë nisur bisedimet e raundit të parë për realizimin e marrëveshjes dypalëshe për mbrojtjen shoqërore, e cila do të mundësojë njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore të derdhura nga qytetarët shqiptarë në këtë shtet dhe anasjelltas.

Këto bisedime, të cilat do të vazhdojnë deri më datë 22 janar 2015, janë hapi i parë deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes dy vendeve.

Nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të përfitojnë rreth 19 mijë qytetarë shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.