Z. Xh. M. me numër dosjeje pensioni 157041, ka pasur probleme:
Pensioni është lidhur në kushtet e kategorisë së dytë me nr. vendimi 451, datë 26.08.2005, me përfitim prej datës 01.10.2004. Pensioni është lidhur për punë në Ndërmarrjen Gjeologjike Burrel, nga data 31.01.1981 deri më 31.12.1985 dhe nga data 01.01.1986 deri më 31.07.1992 (sondist), në N.N. Kromit Bater nga data 21.01.1961 deri më 27.10.1980 si punëtor miniere dhe sigurim si bujk Privat nga data 01.01.1994 deri më 31.12.2000 në Maçukull, etj. Nga verifikimi i kryer në rregjistrat e Minierës së Kromit Bater dhe indeks, ky person nuk ekzistonte. Në këto kushte u bë verifikimi me zgjedhje i borderove për vitet 67, 68, 69, 70, 76, 77 dhe 80 dhe ky person nuk ekzistonte. Ka punuar vetëm gjatë periudhës Dhjetor 1971 – Shkurt 1975, ku ka marrë edhe pagë për këtë periudhë.