Falsifikim, dosje pensioni 116 427

Qytetarja H.I., me dosje pensioni nr. 116427, lindur në Kavajë, i është lidhur pension me vendim nr. 2942, datë 10.08.99, për punë të kategorisë e III-të, me 30 vjet e 6 muaj vjetërsi në punë. Masa fillestare e pensionit: 4400 lekë/muaj.

Nga verifikimi i certifikatës së lindjes, të dorëzuar në kërkesën e lidhjes së pensionit të “lëshuar’ nga Gjendja Civile e Njësisë Bashkiake Nr. 8, Tiranë, 25/69 (Nr 0460653) datë 25.06.99, rezultoi të mos ketë qenë e regjistruar ndonjëherë në regjistrat elektronikë dhe themeltarë të Gjendjes Civile të Njësisë Nr 8, Tiranë. Në këto, kushte certifikata personale e dorëzuar nga H. I. është e parregullt, dhe si pasojë deklarimi i saj për moshën (datëlindja 25.01.44) të mos jetë i vërtetë. Datëlindja reale rezultoi 07.02.55, Dajt / Dardhë, Tiranë, nr. regjistri 1/76.

ABUZIMI: 11 vjet falsifikim moshe.