Falsifikim, dosje pensioni 116 105

Qytetarit L. H. me dosje pensioni nr. 116105, lindur në Tiranë, i është lidhur pension me vendim nr. 2785, datë 28.07.99 për punë të kategorisë së III-të, me 24 vjet e 6 muaj vjetërsi në punë. Masa fillestare e pensionit – 3 920 lekë/muaj.

Nga verifikimi i çertifikatës së lindjes, dorëzuar bashkangjitur kërkesës së lidhjes së pensionit, të lëshuar nga Gjendja Civile e Njësisë Bashkiake Nr 8, Tiranë, 2/82, (Nr 0105642) “lëshuar” më datë 09.07.99, rezultoi se qytetari L.H. nuk kishte qenë regjistruar ndonjëherë në rregjistrat elektronikë, indekset dhe rregjistrat themeltarë të Gjendjes Civile të Njësisë Nr 5, Tiranë. Në këto kushte, çertifikata e dorëzuar rezulton e parregullt, dhe si pasojë deklarimi  për moshën (dtl: 14.07.43) të mos jetë i vërtetë.