Falsifikim, dosje pensioni 115 800

Qytetarit K. M. me dosje pensioni nr. 115800, vendlindja Tiranë, i është lidhur pension me vendim nr. 2758, datë 23.07.99 për punë të kategorisë së III-të, me 30 vjet e 7 muaj vjetërsi në punë. Masa fillestare e pensionit – 4 000 lekë/muaj.

Nga verifikimi i çertifikatës së lindjes, të dorëzuar së bashku me kërkesën e lidhjes së pensionit, të lëshuar nga Gjendja Civile e Njësisë Bashkiake Nr 4, Tiranë, 2/25, (Nr 0105727) “lëshuar” më datë 20.06.99, rezultoi që personi në fjalë të mos ketë qenë i regjistruar ndonjëherë në rregjistrat elektronikë, indekset dhe rregjistrat themeltarë të Gjendjes Civile të Njësisë nr 4, Tiranë. Në këto kushte certifikata e dorëzuar nga K. M. rezulton e parregullt, dhe si pasojë deklarimi i tij për moshën (datëlindja 29.08.38) të mos jetë i vërtetë.