Falsifikim, dosje pensioni 115 215

Qytetarja H. S., me dosje pensioni nr. 115215, lindur në Tiranë, i është lidhur pension me vendim nr. 2351, datë 29.06.1999, për punë të kategorisë së III-të, me 26 vjet e 7 muaj vjetërsi në punë. Masa fillestare e pensionit: 4 000 lekë/muaj.

Nga verifikimi i certifikatës së lindjes, të dorëzuar bashkëlidhur kërkesës së lidhjes së pensionit të “lëshuar” nga Gjëndja Civile e Njësisë Bashkiake nr. 7, Tiranë, Y.B. 8/74 (Nr 0441507), datë 10.06.1999, rezultoi se H.S. të mos ketë qenë e regjistruar ndonjëherë në rregjistrat elektronikë dhe themeltarë të Gjëndjes Civile të Njësisë Bashkiake nr. 7, Tiranë. Në këto kushte, certifikata e dorëzuar nga qytetarja H.S. rezultoi e parregullt, dhe si pasojë deklarimi i saj për moshën (datëlindja 13.03.1944) të mos jetë i vërtetë.