Falsifikim, dosje pensioni 114 431

Qytetares A.B., me dosje pensioni nr. 114431, vendlindja Tiranë, i është lidhur pension për punë të kategorisë së III-të, me 27 vjet e 4 muaj vjetërsi në punë. Masa fillestare e pensionit – 4 500 lekë/muaj.

Nga verifikimi i dosjes se pensionit u arrit në konkluzionin se qytetarja në fjalë, për të përfituar pension, ka falsifikuar datëlindjen e saj me 22 vjet, pra ka dorëzuar një certifikatë lindjeje, në momentin e aplikimit, me datë lindjeje 12.08.1943, ndërsa në realitet ajo i përkiste datëlindjes 12.03.1965.

ABUZIMI: 22 vjet falsifikim moshe.