Qytetarit V. B., me dosje pensioni nr. 113657, lindur në Tiranë (Bërxull), i është lidhur pension me vendim nr. 280, datë 05.05.99, për punë të kategorisë së III-të, me 28 vjet vjetërsi në punë. Masa fillestare e pensionit – 3 862 lekë/muaj.
Nga verifikimi i certifikatës së lindjes, të dorëzuar bashkëlidhur kërkesës për lidhjen e pensionit, “lëshuar” nga Gjendja Civile e Njësisë Bashkiake Kamëz, Tiranë, 5/72, datë 05.02.99, rezultoi se V. B. i përket datëlindjes 01.11.47. Në këto kushte, certifikata personale e dorëzuar nga qytetari në fjalë është e parregullt, dhe si pasojë deklarimi i tij për moshën (datë 01.11.38) nuk është i vërtetë.
ABUZIMI: 9 vjet falsifikim moshe.