Luksemburg, Çeki, Gjermani, Austri


DUKATI I MADH I LUKSEMBURGUT

Më 16 prill 2015 përfundoi procesi i ratifikimit nga Parlamenti Shqiptar i Marrëveshjes, me Ligjin nr. 42/2015 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut për mbrojtjen shoqërore”, publikuar në Fletoren Zyrtare me nr. 69, datë 05.05.2015 dhe nga data 01.07.2016, marrëveshja është bërë e zbatueshme për gjithë personat e interesuar.

LIGJ NR. 42/2015 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE DUKATIT TË MADH TË LUKSEMBURUGUT PËR MBROJTJEN SHOQËRORE”

MARRËVESHJE ADMINISTRATIVE PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES PËR MBROJTJEN SHOQËRORE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE DUKATIT TË MADH TË LUKSEMBURGUT, nënshkruar në Luksemburg, më 27 tetor 2014


REPUBLIKA ÇEKE

Në 13 tetor 2015, u nënshkrua marrëveshja kuadër dhe u ratifikua nga Parlamenti Shqiptar me Ligjin nr. 34/2016, datë 24.03.2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Çeke për mbrojtjen shoqërore”, publikuar në Fletoren Zyrtare me nr. 55, datë 11.04.2016. Nga data 01.02.2017 marrëveshja është bërë e zbatueshme për të gjithë personat e interesuar.

LIGJ Nr. 34/ 2016 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS ÇEKE PËR MBROJTJEN SHOQËRORE” .

MARRËVESHJA ADMINISTRATIVE PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS ÇEKE PËR MBROJTJEN SHOQËRORE, nënshkruar në Pragë, më 13 tetor 2015


REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË

Bashkëpunimi me institucionet gjermane është nxitur për faktin se Gjermania është vendi i tretë përsa i përket numrit të emigrantëve shqiptarë.
Marrëveshja u nënshkrua në datën 23 shtator 2015 dhe u ratifikua me Ligjin nr. 23/2016, datë 10.03.2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë për mbrojtjen shoqërore dhe të protokollit përfundimtar të saj”, publikuar në Fletoren Zyrtare me nr. 49, datë 01.04.2016. Marrëveshja hyri në fuqi duke filluar nga 01.12.2017. Nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të përfitojnë rreth 19 mijë persona.

LIGJ Nr. 23/2016 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR MBROJTJEN SHOQËRORE DHE TË PROTOKOLLIT PËRFUNDIMTAR TË SAJ.

MARRËVESHJE ADMINISTRATIVE PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES MBI MBROJTJEN SHOQËRORE NDËRMJET REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.


REPUBLIKA E AUSTRISË

Marrëveshja dypalëshe në fushën e mbrojtjes shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, hyri në fuqi 01.12.2018.

LIGJ NR. 14/ 2018 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË AUSTRISË PËR MBROJTJEN SHOQËRORE”

MARRËVESHJE ADMINISTRATIVE PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË AUSTRISË PËR MBROJTJEN SHOQËRORE