REPUBLIKA E TURQISË
Marrëveshja bilaterale midis Qeverisë të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë të Republikës së Turqisë në fushën e Mbrojtjes Shoqërore u ratifikua më 15.05.2003, dhe hyri në fuqi më datë 15.04.2005.
Ligj nr. 9066, datë 15.05.2003 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për mbrojtjen shoqërore”
Instituti i Sigurimeve Shoqërore vazhdon zbatimin e Marrëveshjes, duke realizuar kështu të drejtat e shtetasve shqiptarë dhe turq për sigurimet shoqërore.
Kjo Marrëveshje ka hyrë në një fazë të re të zbatimit të saj, me rritjen e numrit të punonjësve turq në Shqipëri, dhe kryesisht atyre që punojnë në firmat për ndërtimin e rrugëve. Kërkesat nga institucionet homologe turke dhe nga ISSH, kanë si subjekt shtetas shqiptarë dhe turq që punojnë në Shqipëri apo Turqi.
MBRETËRIA E BELGJIKËS
Më 3 prill 2014 përfundoi procesi i ratifikimit nga Parlamenti Shqiptar i Marrëveshjes, me Ligjin nr.35/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës për mbrojtjen shoqërore”, publikuar në Fletoren Zyrtare nr.57, datë 24.04.2014.
Ligj nr. 35/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës për mbrojtjen shoqërore”
Nga 01.01.2016 marrëveshja është bërë e zbatueshme, për gjithë personat e interesuar.
REPUBLIKA E MAQEDONISË
Marrëveshja në fushën e mbrojtjes shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë u nënshkrua në datën 17.03.2015 dhe u ratifikua nga Parlamenti Shqiptar me Ligjin nr. 123/2015, datë 12.11.2015, publikuar në Fletoren Zyrtare me nr. 201, datë 24.11.2015 dhe nga data 01.06.2016 kjo marrëveshje është bërë e zbatueshme.
HUNGARI
Marrëveshja në fushën e mbrojtjes shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Hungarisë eshte nënshkruar në 10.12.2014 dhe u ratifikua nga Parlamenti Shqiptar me Ligjin. nr. 151/2015, datë 21.12.2015, publikuar në Fletoren Zyrtare me nr. 246, datë 12.01.2016. Nga data 01.07.2016 marrëveshja është bërë e zbatueshme.