Legjislacioni

LIGJI NR. 7874, DATË 17.11.1994 “PËR STATUSIN E VETERANIT TË LUFTËS KUNDËR PUSHTUESVE NAZIFASHISTË TË POPULLIT SHQIPTAR”

Shkarko të plotë

LIGJI NR. 7663, DATË 20.01.1993 “PËR STATUSIN E INVALIDËVE TË LUFTËS KUNDËR PUSHTUESVE NAZIFASHISTË TË POPULLIT SHQIPTAR”

Shkarko të plotë

VKM NR. 326, DATË 21.06.1993 “PËR KRITERET E TRAJTIMIT TË INVALIDËVE TË LUFTËS KUNDËR PUSHTUESVE NAZIFASHISTË TË POPULLIT SHQIPTAR”

Shkarko të plotë

Çfarë janë pensionet shtetërore suplementare ?

Janë përfitime suplementare shtetërore që u jepen personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe punonjësve të shtetit, sipas llojeve të renditura më poshtë :

I.    Pagesë kalimtare, në zbatim të Ligjit nr. 8097/ 1996, i ndryshuar

Çfarë është “Pagesa Kalimtare” ?

Me termin “pagesë kalimtare” kuptohet pagesa që përfitojnë personat, subjekt i këtij ligji, pas ndërprerjes së funksionit ose kur punësohen në një funksion me pagë më të ulët se paga pararendëse.

Kush e përfiton “Pagesën Kalimtare”?

– Persona të grupit të parë, që përmenden në shkronjën “a” të pikës 8 të nenit 1

– Persona të grupit të parë, që përmenden në shkrojën “b” të pikës 8 të nenit 1

– Personave të grupit të dytë, që përmenden në shkrojën “a” të pikës 9 të nenit 1

Si llogaritet Pagesa Kalimtare ?

Personave të grupit të parë, që përmenden në shkronjën “a” të pikës 8 të nenit 1, pas pas ndërprerjes së funksionit, u jepen tri paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.

Personave të grupit të parë, që përmenden në shkrojën “b” të pikës 8 të nenit 1, pas ndërprerjes së funksionit, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.

Personave të grupit të dytë, që përmenden në shkrojën “a” të pikës 9 të nenit 1, pas pas ndërprerjes së funksionit, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 40 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 1 vit nga momenti i largimit nga ky funksion.

Në rastet kur përfituesi punësohet, brenda periudhës së përfitimit të pagave të funksionit të fundit apo të pagesës kalimtare, masa e pagesës mbi pagën e re është një kompensim deri në nivelin e pagës referuese të funksionit, por në çdo rast ajo nuk mund të jetë më shumë se paga e funksionit të fundit apo pagesa kalimtare e tij.

Në rastet kur gjatë trajtimit me pagesë kalimtare lind e drejta për një përfitim nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore, përfituesi nga ky ligj ka të drejtën e zgjedhjes së njërit prej tyre.

Aplikimi

Personi që plotëson kushtet për të përfituar pagesë kalimtare, duhet të paraqesë kërkesën për përfitim, përmes aplikimit në portalin qeveritar e – Albania, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për pension shtetëror suplementar për personat me funksione kushtetuese”.

Dokumentet  origjinale  dërgohen  përmes  shërbimit postar  pranë  Drejtorisë  Rajonale  të  Sigurimeve  Shoqërore, ku personi i interesuar ka vendbanimin.

II.    Pension shtetëror suplementar për personat me funksione kushtetuese (i parakohshëm, në zbatim të Ligjit nr. 8097/ 1996, i ndryshuar).

Çfarë është pensioni suplementar i parakohshëm ?

Pensioni shtetëror suplementar është përfitimi që u jepet personave të grupit të parë sipas këtij ligji, para mbushjes së moshës së daljes në pension pleqerie, të përcaktuar në nenin 92 të ligjit nr. 7703/ 1993, i ndryshuar.

Kushtet ligjore për të përfituar pensionin shtetëror suplementar janë :

1.Të kenë mbushur moshën 60 vjeç ose para kësaj moshe, kur deklarohet invalid i plotë, sipas ligjit për sigurimet shoqërore të detyrueshme. Duke filluar nga data 1.1.2032, mosha e përfitimit rritet me nga 6 muaj për çdo vit, deri në arritjen e moshës 63 vjeç.

2.Të kenë periudha të njohura shërbimi në një nga funksionet e përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 8, të nenit 1.

3.Të kenë ndërprerë veprimtarinë ekonomike.

Si llogaritet pensioni shtetëror suplementar ?

Masa e pensionit shtetëror suplementar është:

a) për Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin, 25 për qind e pagës referuese, edhe nëse periudha e shërbimit është më e vogël se dy vjet, dhe 5 për qind më shumë për çdo vit shërbimi mbi dy vjet;

b) për grupin e parë, përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 8, të nenit 1, përjashtuar personat e përmendur në shkronjën “a”, të këtij neni, 25 për qind e pagës referuese për 2 vjet shërbim dhe 5 për qind më shumë për çdo vit shërbim mbi këta 2 vjet. Kur këta persona nuk plotësojnë periudhën e shërbimit prej dy vjetësh, përfitojnë pension suplementar të reduktuar në masën 1 për qind të pagës referuese për çdo muaj shërbimi;

c) për grupin e parë, përcaktuar në shkronjën “b”, të pikës 8, të nenit 1, 20 për qind e pagës referuese për 2 vjet shërbim dhe 5 për qind më shumë për çdo vit shërbim mbi këta 2 vjet.

Kur këta persona nuk plotësojnë periudhën e shërbimit prej dy vjetësh, përfitojnë pension suplementar të reduktuar, në masën 0,8 për qind të pagës referuese për çdo muaj shërbimi.

Masa e pensionit nuk duhet të jetë më e madhe se:

    a) 60 për qind e pagës referuese, për personat e grupit të parë, përcaktuar në shkronjën “a”, të nenit 1;

    b) 50 për qind e pagës referuese, për personat e grupit të parë, përcaktuar në shkronjën “b”, të nenit 1.

Aplikimi

Personi që plotëson kushtet për të përfituar pension suplementar shtetëror, duhet të paraqesë kërkesën për përfitim, përmes aplikimit në portalin qeveritar e – Albania, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për pension shtetëror suplementar për personat me funksione kushtetuese”.

Dokumentet  origjinale  dërgohen  përmes  shërbimit postar  pranë  Drejtorisë  Rajonale  të  Sigurimeve  Shoqërore, ku personi i interesuar ka vendbanimin.

III.    Pension suplementar shtetëror, në zbatim të Ligjit nr. 8097/1996, i ndryshuar.

Çfarë është pensioni shtetëror suplementar ?

Pensioni shtetëror suplementar është përfitimi që u jepet personave të grupit të parë dhe grupit të dytë sipas këtij ligji, pas mbushjes së moshës së daljes në pension pleqërie, të përcaktuar në nenin 92 të ligjit nr. 7703/ 1993, i ndryshuar.

Kushtet ligjore për të përfituar pensionin shtetëror suplementar janë :

– Të kenë arritur moshën për pension pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

– Të kenë periudha të njohura shërbimi në një nga funksionet e përcaktuara në grupin e parë sipas shkronjave “a” dhe “b” si dhe në grupin e dytë sipas shkronjave “a”,  “b”,  “c” dhe ‘d”.

– Të kenë ndërprerë veprimtarinë ekonomike.

Si llogaritet pensioni shtetëror suplementar ?

Masa e pensionit shtetëror suplementar për personat e grupit të parë është:

a) për Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin, 25 për qind e pagës referuese, edhe nëse periudha e shërbimit është më e vogël se dy vjet, dhe 5 për qind më shumë për çdo vit shërbimi mbi dy vjet;

b) për grupin e parë, përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 8, të nenit 1, përjashtuar personat e përmendur në shkronjën “a”, të këtij neni, 25 për qind e pagës referuese për 2 vjet shërbim dhe 5 për qind më shumë për çdo vit shërbim mbi këta 2 vjet. Kur këta persona nuk plotësojnë periudhën e shërbimit prej dy vjetësh, përfitojnë pension suplementar të reduktuar në masën 1 për qind të pagës referuese për çdo muaj shërbimi;

c) për grupin e parë, përcaktuar në shkronjën “b”, të pikës 8, të nenit 1, 20 për qind e pagës referuese për 2 vjet shërbim dhe 5 për qind më shumë për çdo vit shërbim mbi këta 2 vjet.

Kur këta persona nuk plotësojnë periudhën e shërbimit prej dy vjetësh, përfitojnë pension suplementar të reduktuar, në masën 0,8 për qind të pagës referuese për çdo muaj shërbimi.

Masa e pensionit nuk duhet të jetë më e madhe se:

    a) 60 për qind e pagës referuese, për personat e grupit të parë, përcaktuar në shkronjën “a”, të nenit 1;

    b) 50 për qind e pagës referuese, për personat e grupit të parë, përcaktuar në shkronjën “b”, të nenit 1.

Masa e pensionit shtetëror suplementar për personat e grupit të dytë është:

a) për personat e grupit të dytë, sipas shkronjës “a”, të pikës 9, të nenit 1, të këtij ligji, 1,5 për qind në vit të pagës referuese, për çdo vit shërbimi;

b) për personelin drejtues të grupit të dytë, sipas shkronjave “b” dhe “c”, të pikës 9, të nenit 1, të këtij ligji,1,3 për qind në vit të pagës referuese, për çdo vit shërbimi;

c) për personelin specialist të grupit të dytë, sipas shkronjës “d”, të pikës 9, të nenit 1, të këtij ligji, 1,1 për qind në vit e pagës referuese, për çdo vit shërbimi.

Pensioni shtetëror suplementar maksimal, sipas këtij neni, nuk duhet të jetë më i madh se 40 për qind e pagës referuese.

Masa e pensionit shtetëror suplementar, plus pensionin e përfituar nga ligji nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Shqipërisë”, të ndryshuar, nuk mund të jetë më e madhe se 75 për qind e pagës referuese të funksionit.

Aplikimi

Personi që plotëson kushtet për të përfituar pension shtetëror suplementar, duhet të paraqesë kërkesën për përfitim, përmes aplikimit në portalin qeveritar e – Albania, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik”.

Dokumentet  origjinale  dërgohen  përmes  shërbimit postar  pranë  Drejtorisë  Rajonale  të  Sigurimeve  Shoqërore, ku personi i interesuar ka vendbanimin.

IV.    Pension shtetëror suplementar familjar

Çfarë është pensioni shtetëror suplementar familjar ?

Pensioni shtetëror suplementar familjar është një përfitim financiar që i jepet personave në ngarkim të një personi që ka ndërruar jetë, që përfitonte ose kishte kushtet për pension shtetëror suplementar sipas këtij ligji.

Kush përfiton pensionin shtetëror suplementar familjar :

Përfitojnë pension shtetëror suplementar familjar :

  • bashkëshorti pasjetues,
  • jetimi

dhe kur kanë plotësuar kushtet për pension familjar sipas ligjit për sigurimet shoqërore.

Si llogaritet pensioni shtetëror suplementar ?

Masa e pensionit në kushtet e nenit 12 është:

a) 50 për qind për bashkëshortin pasjetues dhe

b) 25 për qind për jetimin.

Kur nuk merret pensioni i parashikuar në shkronjën “a” të këtij neni, masa e pensionit për jetimin është vetëm 50 për qind.

Në çdo rast masa e pensionit suplementar familjar nuk mund të jetë më e lartë se pensioni suplementar që kishte ose i takonte të përfitonte mbajtësi i familjes.

Aplikimi

Personi i interesuar për të përfituar pension shtetëror suplementar familjar, duhet të paraqesë kërkesën për përfitim, përmes aplikimit në portalin qeveritar e – Albania, duke zgjedhur shërbimin  “Aplikim për pension familjar”.

Dokumentet  origjinale  dërgohen  përmes  shërbimit postar  pranë  Drejtorisë  Rajonale  të  Sigurimeve  Shoqërore, ku personi i interesuar ka vendbanimin.

V.    Pension suplementar shtetëror invaliditeti.

Çfarë është pensioni shtetëror suplementar i invaliditetit ?

Është një përfitim financiar që i jepet një personi të siguruar, kur ai/ ajo nuk mund të punojë më për shkak të një sëmundje, aksidenti në punë apo sëmundje profesionale dhe ka ushtruar funksione apo detyra në zbatim të këtij ligji.

Pensionin shtetëror suplementar të invaliditetit e përfitojnë personat e grupit të parë dhe grupit të dytë sipas këtij ligji, kur deklarohen invalidë të plotë, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kushtet ligjore për të përfituar pensionin shtetëror suplementar invaliditeti janë :

  • Të deklarohet invalid i plotë, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
  • Të ketë periudha të njohura shërbimi në një nga funksionet e përcaktuara në grupin e parë sipas shkronjave “a” dhe “b” si dhe në grupin e dytë sipas shkronjave “a”, “b”,  “c” dhe ‘d”.
  • Të ketë ndërprerë veprimtarinë ekonomike.

Si llogaritet pensioni shtetëror suplementar i invaliditetit ?

Pensioni shtetëror suplementar invaliditeti llogaritet si pensioni shtetëror suplementar i pleqërisë.

Personat që aksidentohen në shërbim dhe deklarohen invalidë të përhershëm, sipas ligjit për sigurimet shoqërore, përfitojnë pension shtetëror suplementar në masën 40 për qind të pagës referuese, pavarësisht nga koha e punës në funksionet a detyrat sipas përkufizimeve të nenit 1.

Kushtet e përfitimit për grupin e parë :                    

    1. Të kenë mbushur moshën 60 vjeç ose para kësaj moshe, kur deklarohet invalid i plotë, sipas ligjit për sigurimet shoqërore të detyrueshme. Duke filluar nga data 1.1.2032, mosha e përfitimit rritet me nga 6 muaj për çdo vit, deri në arritjen e moshës 63 vjeç.

    2. Të kenë periudha të njohura shërbimi në një nga funksionet e përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 8, të nenit 1.

    3. Të kenë ndërprerë veprimtarinë ekonomike.

Kushtet e përfitimit për grupin e dytë :                      

    1. Të kenë kryer 35 vite shërbimi në detyrat ose funksionet e parashikuara nga ky ligj;ose

    2. Të kenë arritur moshën për pension pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”,  të ndryshuar; ose

    3. Para kësaj moshe, kur deklarohet invalid i plotë, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Personat, të cilët plotësojnë njërin nga kushtet e sipërpërmendura, duhet të kenë ndërprerë veprimtarinë ekonomike.

Aplikimi 

Personi i interesuar për të përfituar pension shtetëror suplementar invaliditeti, duhet të paraqesë kërkesën për përfitim, përmes aplikimit në portalin qeveritar e – Albania, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për pension invaliditeti”.

Dokumentet  origjinale  dërgohen  përmes  shërbimit postar  pranë  Drejtorisë  Rajonale  të  Sigurimeve  Shoqërore, ku personi i interesuar ka vendbanimin.

Baza ligjore :

Çfarë është pensioni shtetëror suplementar i punonjësve me tituj shkencorë ?

Është përfitim suplementar që u jepet punonjësve me tituj shkencorë, në shtesë të pensionit të pleqërisë sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kushtet ligjore për të përfituar pension shtetëror suplementar i punonjësve me tituj shkencorë ?

  • të kenë gëzuar titullin shkencor “Profesor”, “Profesor i asociuar”, “Drejtues kërkimesh”, “Mjeshtër kërkimesh”, sipas vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe personat me tituj shkencorë “Docent”, “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor”, të cilët i kanë pasur këto tituj para vitit 1994 dhe i kanë përfituar pasi është fituar më parë grada shkencore “Kandidat i shkencave”.
  • të kenë gëzuar titullin shkencor “Profesor”, “Drejtues kërkimesh”, “Profesor i asociuar”, “Mjeshtër kërkimesh”, sipas vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të kenë derdhur kontribut suplementar, duke qenë në marrëdhënie pune me universitetet, shkollat e larta, Qendrën e Studimeve Albanologjike, Akademinë e Shkencave dhe me të gjitha institucionet e tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë.
  • të plotësojnë kriteret për përfitimin e pensionit të pleqërisë, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Si llogaritet pensioni shtetëror suplementar i punonjësve me tituj shkencorë ?

  • Masa mujore e pensionit suplementar është 1,3 për qind e pagës referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “Profesor” / “Drejtues kërkimesh” dhe 1,1 për qind e pagës referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “Asistent profesor”/ “Mjeshtër kërkimesh”.
  • Masa e pensionit suplementar për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “Docent” dhe të titullit “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” është 1,1 për qind e pagës referuese. Paga referuese përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.
  • Masa mujore e pensionit suplementar nuk mund të jetë në asnjë rast më e vogël se 6 për qind e pagës referuese.
  • Masa mujore e pensionit suplementar fillestar për personat që nuk kanë kontribuar nuk mund të jetë më shumë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë, të përfituar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
  • Masa e pensionit suplementar plus pensionin e pleqërisë nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i masës së pensionit të caktuar sipas nenit 31/1, ose masës së pensionit të caktuar sipas nenit 32 e 33, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Aplikimi 

Personi i interesuar, për të përfituar pension shtetëror suplementar, duhet të paraqesë kërkesën për përfitim përmes portalit qeveritar “e-Albania”, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik”.

Dokumentet  origjinale  dërgohen  përmes  shërbimit postar  pranë  Drejtorisë  Rajonale  të  Sigurimeve  Shoqërore, ku personi i interesuar ka vendbanimin.

Baza ligjore:

I.    Pension i parakohshëm ushtarak, në zbatim të Ligjit nr. 10142/ 2009, i ndryshuar.

Çfarë është pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi ?

Është një përfitim që u jepet ushtarakëve të Forcave të Armatosura, punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës së Shqipërisë, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm e anëtarëve të familjeve të tyre, deri në plotësimin e moshës për përfitim sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kushtet ligjore për të përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi:

Ushtaraku i shërbimit aktiv të përhershëm në Forcat e Armatosura, punonjësi i Policisë së Shtetit, i Gardës së Republikës, i SHISH-it, i/të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, i Policisë së Burgjeve, i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi dhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pavarësisht nga koha e daljes në rezervë/ lirim, deri në plotësimin e moshës për pension të plotë pleqërie, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, fitojnë të drejtën e pensionit të parakohshëm, kur:

a) plotësojnë vjetërsinë në shërbim, 12 vjet për femrat dhe 15 vjet për meshkujt;

b) kanë mbushur moshën 42 vjeç femrat dhe 47 vjeç meshkujt.

Si llogaritet pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi :

1.Pensioni i parakohshëm, për personat që plotësojnë kushtet e përfitimit, është 1.5 për qind e pagës mesatare referuese mujore neto, për çdo vit shërbimi.

2.Në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

3.Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi ndërpritet kur përfituesi rikthehet në shërbimin aktiv.

4.Kur përfituesi i pensionit të parakohshëm punësohet në vende të tjera pune, që nuk lidhen me funksionin e tij të mëparshëm, masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet sa një pension bazë, i përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Aplikimi :

Personi i interesuar për të përfituar pension të parakohshëm, duhet të paraqesë kërkesën për përfitim, përmes  portalit  qeveritar “e-Albania”, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për pension të parakohshëm ushtarak sipas Ligjit 10142”.

Dokumentet  origjinale  dërgohen  përmes  shërbimit postar  pranë  Drejtorisë  Rajonale  të  Sigurimeve  Shoqërore, ku personi i interesuar ka vendbanimin.

II.   Pension suplementar pleqërie si ushtarak, në zbatim të Ligjit nr. 10142/ 2009, i ndryshuar.

Çfarë është pensioni suplementar i pleqërisë ?

Është një përfitim që u jepet ushtarakëve të Forcave të Armatosura, punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës së Shqipërisë, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë se Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në shtesë të pensionit të pleqërisë sipas ligjit nr.7703, datë 11.05.1993, i ndryshuar.

Kushtet ligjore për të përfituar pensionin suplementar të pleqërisë ?

Ushtaraku i Forcave të Armatosura, punonjësi i Policisë së Shtetit, i Gardës së Republikës, të SHISH-it, i/të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, i Policisë së Burgjeve, i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi dhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që përfitojnë pension pleqërie, sipas ligjeve nr.4171, datë 13.9.1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë” dhe nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, gëzojnë të drejtën e një pensioni suplementar pleqërie.

Si llogaritet pensioni suplementar i pleqërisë ?

Pensioni suplementar i pleqërisë llogaritet me 1 për qind të pagës mesatare referuese mujore neto për çdo vit shërbimi, por jo më shumë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë, që përfituesi gëzon në çastin e lindjes së të drejtës për pension suplementar.

Aplikimi :

Personi i interesuar për të përfituar pension suplementar pleqërie duhet të paraqesë kërkesën për përfitim, përmes portalit qeveritar “e-Albania”, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik”.

Dokumentet  origjinale  dërgohen  përmes  shërbimit postar  pranë  Drejtorisë  Rajonale  të  Sigurimeve  Shoqërore, ku personi i interesuar ka vendbanimin.

III.   Pension suplementar familjar si ushtarak, në zbatim të Ligjit nr. 10142/ 2009, i ndryshuar

Çfarë është pensioni suplementar familjar ?

Është një përfitim që u jepet familjarëve të ish ushtarakëve të Forcave të Armatosura, punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës së Shqipërisë, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë se Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në shtesë të pensionit familjar sipas ligjit nr.7703, datë 11.05.1993, i ndryshuar.

Kushtet ligjore për të përfituar pensionin suplementar familjar ?

Pjesëtarët e familjes, në ngarkim të personave të përcaktuar në nenin 2 të këtij ligji, kur përfitojnë pension familjar, sipas ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë” ose ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përfitojnë edhe pension suplementar familjar.

Si llogaritet pensioni suplementar familjar ?

Pensioni suplementar familjar llogaritet në bazë të pensionit suplementar mujor, që kishte ose i takonte të merrte i ndjeri/e ndjera dhe është 50 për qind për bashkëshortin/bashkëshorten e ve dhe 25 për qind për çdo jetim, prind ose pjesëtar tjetër të familjes në ngarkim.

Kufiri maksimal i këtij përfitimi nuk duhet të jetë më i lartë se shuma e plotë e pensionit suplementar, që kishte ose i takonte të merrte i ndjeri/e ndjera, sipas këtij ligji.

Aplikimi :

Personi i interesuar për të përfituar pension suplementar familjar duhet të paraqesë kërkesën për përfitim përmes portalit qeveritar “e-Albania”, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për pension familjar”.

Dokumentet  origjinale  dërgohen  përmes  shërbimit postar  pranë  Drejtorisë  Rajonale  të  Sigurimeve  Shoqërore, ku personi i interesuar ka vendbanimin.

IV.   Suplementar invaliditeti si ushtarak, në zbatim të Ligjit nr. 10142/ 2009, i ndryshuar

Çfarë është pensioni suplementar i invaliditetit ?

Është përfitim që u jepet ushtarakëve të Forcave të Armatosura, punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës së Shqipërisë, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë se Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në shtesë të pensionit invaliditetit sipas ligjit nr.7703, datë 11.05.1993, i ndryshuar.

Kushtet ligjore për të përfituar pensionin suplementar të invaliditetit :

Ushtaraku i shërbimit aktiv të përhershëm në Forcat e Armatosura, punonjësi i Policisë së Shtetit, i Gardës së Republikës, i SHISH-it, i/të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, i Policisë së Burgjeve, i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi dhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore përfitojnë të drejtën për pension invaliditeti suplementar në rastet kur janë deklaruar invalidë dhe përfitojnë pension invaliditeti të plotë apo të pjesshëm, sipas ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë” ose ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Si llogaritet pensioni suplementar invaliditetit ?

Pensioni suplementar i invaliditetit llogaritet 1 për qind për çdo vit shërbimi mbi pagën mesatare referuese mujore neto, por jo më shumë se 50 për qind të pensionit të invaliditetit, që përfitohet sipas ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë” ose ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kur personat e sipërpërmendur bëhen invalidë në krye të detyrës apo për shkak të saj, masa e pensionit suplementar të invaliditetit është 20 për qind e pagës referuese.

Aplikimi :

Personi i interesuar për të përfituar pension suplementar invaliditeti duhet të paraqesë kërkesën për përfitim, përmes portalit qeveritar “e-Albania, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për pension invaliditeti (KMCAP)”.

Dokumentet  origjinale  dërgohen  përmes  shërbimit postar  pranë  Drejtorisë  Rajonale  të  Sigurimeve  Shoqërore, ku personi i interesuar ka vendbanimin.

V.   Pension suplementar familjar për personat që humbasin jetën në detyrë apo për shkak të saj konform Ligjit nr. 10142 / 2009 i ndryshuar.

Çfarë është pensioni suplementar familjar rënë në krye të detyrës ?

Është një përfitim që u jepet familjarëve të ish ushtarakëve të Forcave të Armatosura, punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës së Shqipërisë, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë se Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, kur humbet jetën në detyrë ose për shkak të saj, në shtesë të pensionit familjar sipas ligjit nr.7703, datë 11.05.1993, i ndryshuar.

Kushtet ligjore për të përfituar pensionin suplementar familjar ?

Pjesëtarët e familjes, në ngarkim të personave të përcaktuar në nenin 2 të këtij ligji, kur përfitojnë pension familjar, sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë” ose ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përfitojnë edhe pension suplementar familjar.

Si llogaritet pensioni suplementar familjar ?

Pjesëtarët e familjes në ngarkim të ushtarakut të shërbimit aktiv të përhershëm në Forcat e Armatosura, të punonjësit të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të SHISH-it, i/të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi e të punonjësit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që humbasin jetën në detyrë apo për shkak të saj, përveçse përfitojnë pension familjar, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përfitojnë edhe pension suplementar familjar sa diferenca ndërmjet pagës referuese të të ndjerit/së ndjerës, në çastin e humbjes së jetës dhe pensionit familjar, që përfitonte, sipas dispozitave të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Aplikimi :

Personi i interesuar, për të përfituar pension suplementar familjar duhet të paraqesin kërkesën për përfitim përmes portalit qeveritar “e-Albania”, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për pension familjar“.

Dokumentet  origjinale  dërgohen  përmes  shërbimit postar  pranë  Drejtorisë  Rajonale  të  Sigurimeve  Shoqërore, ku personi i interesuar ka vendbanimin.

Baza ligjore:

Ligji nr. 10142, datë 15.5.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Shërbimit të mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi e të punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar – Shkarko në PDF

VKM nr.793, datë 24.09.2010, “Për zbatimin e ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të shpëtimit e të punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Republikën e Shqipërisë”, e ndryshuar – Shkarko në PDF

Çfarë është pensioni i pleqërisë i punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë?

Është një përfitim financiar që u jepet punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë, me moshë, vjetërsi të përgjithshme dhe vjetërsi pune në profesion më të vogël se ato të përcaktuara në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kushtet ligjore për të përfituar pensioni i pleqërie, sipas ligjit nr.150/ 2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë” :

a) të arrijnë moshën 55 vjeç;

b) të kenë një periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet e më shumë, nga të cilat jo më pak se 12 vjet e 6 muaj në procese pune në miniera, në nëntokë, me përjashtim të ish-punonjësve të nëntokës që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, të cilët do të përfitojnë pension sipas këtij ligji kur të arrijnë moshën 55 vjeç dhe të kenë një periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet e më shumë, përfshirë këtu edhe periudhën e trajtimit të veçantë financiar, nga të cilat, jo më pak se 11 vjet e 6 muaj të jenë në procese pune në miniera, në nëntokë.

Si llogaritet pensioni i pleqërisë sipas ligjit nr.150/ 2014 ?

Pensioni i pleqërisë sipas ligjit nr. 150/2014, llogaritet sipas përcaktimeve të neneve 32 dhe 59, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Aplikimi

Personi i interesuar për të përfituar pension pleqërie, duhet të paraqesë kërkesën për përfitim, përmes  portalit  qeveritar “e-Albania”, duke zgjedhur shërbimin "Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik”.

Dokumentet  origjinale  dërgohen  përmes  shërbimit postar  pranë  Drejtorisë  Rajonale  të  Sigurimeve  Shoqërore, ku personi i interesuar ka vendbanimin.

Baza ligjore: 

Çfarë është trajtimi i veçantë financiar i pilotëve fluturues ?

Është një përfitim financiar që u jepet, pilotëve, të cilët kanë fluturuar me avionë reaktivë, avionë me helikë dhe helikopterë në shtesë të pensionit të pleqërisë.

Kushtet ligjore për të përfituar trajtimin e veçantë financiar i pilotëve fluturues :

Trajtimi i veçantë financiar përfitohet :

a) kur piloti ka fluturuar me avionë reaktivë jo më pak se 8,5 (tetë vjet e gjashtë muaj) vite kalendarike;

b) kur piloti ka fluturuar me avionë me helikë dhe me helikopterë jo më pak se 12,5 (dymbëdhjetë vjet e gjashtë muaj) vite kalendarike.

c) për funksionet avion drejtues fluturues, qitës-radist, radist, teknik, fluturues bordi, me jo më pak se 15 vite vjetërsi në shërbim.

Si llogaritet trajtimi i veçantë financiar i pilotëve fluturues ?

Pilotët, të cilët kanë fluturuar me avionë reaktivë, avionë me helikë dhe helikopterë dhe që kanë plotësuar ose plotësojnë kushtet për pension pleqërie, përfitojnë, përveç pensionit të pleqërisë, një trajtim të veçantë financiar, në shtesë të pensionit, në masën:

1. 50 për qind të pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie:

      a) kur piloti ka fluturuar me avionë reaktivë jo më pak se 12,5 (dymbëdhjetë vjet e gjashtë muaj) vite kalendarike;

      b) kur piloti ka fluturuar me avionë me helikë dhe me helikopterë jo më pak se 16,5 (gjashtëmbëdhjetë vjet e gjashtë muaj) vite kalendarike.

2. 35 për qind të pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie:

     a) kur piloti ka fluturuar me avionë reaktivë jo më pak se 8,5 (tetë vjet e gjashtë muaj) vite kalendarike;

     b) kur piloti ka fluturuar me avionë me helikë dhe me helikopterë jo më pak se 12,5 (dymbëdhjetë vjet e gjashtë muaj) vite kalendarike.

3. 25 për qind të pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie, për funksionet avion drejtues fluturues, qitës-radist, radist, teknik, fluturues bordi, me jo më pak se 15 vite vjetërsi në shërbim, pavarësisht nga koha e daljes në pension.

Shuma e pensionit të plotë të pleqërisë, plus masa e trajtimit të veçantë financiar, sipas këtij ligji, nuk mund të jetë më e madhe se 50 për qind e pagës referuese të pilotit fluturues, kur ka dalë në rezervë, lirim ose pension pleqërie.

 Aplikimi :

Personi që plotëson kushtet për të përfituar trajtimin e veçantë financiar të pilotëve fluturues, duhet të paraqesë kërkesën për përfitim, përmes aplikimit në portalin qeveritar e – Albania, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik”.

Dokumentet  origjinale  dërgohen  përmes  shërbimit postar  pranë  Drejtorisë  Rajonale  të  Sigurimeve  Shoqërore, ku personi i interesuar ka vendbanimin.

Baza ligjore :

Çfarë është trajtimi i veçantë financiar i efektivave lundrues ?

Është një përfitim financiar që u jepet efektivëve, oficerëve dhe nënoficerëve lundrues, të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare, në shtesë të pensionit të pleqërisë. 

Kushtet ligjore për të përfituar trajtimin e veçantë financiar i efektivave lundrues :

Efektivat lundrues, oficerë dhe nënoficerë lundrues, të nëndetëseve e të polumbarëve, që kanë shërbyer në strukturat e Forcave Detare, të cilët plotësojnë kushtet për pension pleqërie, përfitojnë një trajtim financiar kur kanë shërbyer, në këtë strukturë jo më pak se 7 vite kalendarike.

Si llogaritet trajtimi i veçantë financiar i efektivave lundrues ?

Efektivat lundrues, oficerë dhe nënoficerë, të cilët kanë shërbyer në nëndetëse dhe të polumbarëve, oficerë dhe nënoficerë, të Forcave Detare, të cilët kanë plotësuar ose plotësojnë kushtet për pension pleqërie, përfitojnë, përveç pensionit të pleqërisë, një trajtim financiar në masën:

a) 50 për qind të pagës referuese, kur kanë shërbyer jo më pak se 12,5 vite kalendarike;
b) 30 për qind të pagës referuese, kur kanë shërbyer jo më pak se 10 vite kalendarike;
c) 20 për qind të pagës referuese, kur kanë shërbyer jo më pak se 7 vite kalendarike.

Shuma e pensionit të plotë të pleqërisë plus masën e trajtimit të veçantë financiar, sipas këtij ligji, nuk mund të jetë më e madhe se 50 për qind e pagës referuese të oficerit dhe nënoficerit të nëndetëses dhe të polumbarit në çastin që i ka lindur e drejta e përfitimit.

Aplikimi

Personi i interesuar për të përfituar trajtimin e veçantë financiar si efektiv lundrues, duhet  të  paraqesë  kërkesën për përfitim, përmes  portalit  qeveritar “e-Albania”, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik”.

Dokumentet  origjinale  dërgohen  përmes  shërbimit postar  pranë  Drejtorisë  Rajonale  të  Sigurimeve  Shoqërore, ku personi i interesuar ka vendbanimin.

Baza ligjore :

Familjet e Dëshmorëve të Atdheut përfitojnë shpërblim financiar mujor, kriteret dhe masa e të cilit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave

Kushtet ligjore për të përfituar shpërblimini financiar nga statusi “Dëshmor i Atdheut” :

Në rrethin e familjarëve, për efekt shpërblimi, bëjnë pjesë bashkëshorti/ bashkëshortja, fëmijët nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetues dhe personat në kujdestari, sipas certifikatës së gjendjes familjare në çastin e vdekjes së dëshmorit të atdheut.

Shpërblimi ndërpritet kur asnjëri nga familjarët nuk plotëson kushtet e përcaktuara në pikën 2, të këtij neni, dhe kur bashkëshortja/bashkëshorti i dëshmorit të atdheut martohet përsëri.

Shpërblimi familjar tërhiqet nga secili familjar, sipas pjesës që i përket, nga kujdestari ligjor për fëmijët nën moshën 18 vjeç ose nga përfaqësuesi i pajisur me prokurë.

Si llogaritet shpërblimi financiar nga statusi “Dëshmor i Atdheut ?

Shpërblimi financiar mujor për familjen e dëshmorit të atdheut caktohet në masën 7 000 (shtatë mijë) lekë.

Aplikimi 

Personi i interesuar për të përfituar “Shpërblim financiar nga statusi “Dëshmor i Atdheut”, duhet të paraqesë kërkesën për përfitim, përmes aplikimit në portalin qeveritar e – Albania, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për shpërblim financiar nga statusi “Dëshmor i Atdheut”.

Dokumentet  origjinale  dërgohen  përmes  shërbimit postar  pranë  Drejtorisë  Rajonale  të  Sigurimeve  Shoqërore, ku personi i interesuar ka vendbanimin.

Baza ligjore :

Rregullore “Për personelin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore”

Kodi Etik

Rregullore “Për organizmin dhe funksionimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore”

Rregullore për funksionimin e faqes zyrtare të internetit, të Institutit të Sigurimeve Shoqërore

Rregullore nr. 1, datë 28.09.2021 "Për procedurat e funksionimit të Komisioneve dhe veprimet administrative për njohjen si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës së punësimit në ish-kooperativat bujqësore , në zbatim të Ligjit nr. 169/2020"

Rregullore nr. 27, datë 06.12.2019 "Mbi kriteret, dokumentacionin dhe procedurat e vlerësimit të kërkesave të invalidëve për rimbursim të shpenzimeve për blerjen e karburanteve dhe vajrave lubrifikantë"

Rregullore "Për kriteret, rregullat dhe procedurat e lëshimit të raporteve mjekësore elektronike për paaftësinë e përkohshme për punë, për barrëlindje dhe për aksidente në punë e sëmundje profesionale"_22.06.2022

Rregullore “Për disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren “Për kriteret, rregullat dhe procedurat e lëshimit të raporteve mjekësore elektronike për paaftësinë e përkohshme në punë e sëmundje profesionale"_ 29.12.2023

Rregullore, datë 30.05.2005 “Për Organizimin, të Drejtat, Detyrat dhe Funksionimin e  Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve”

Rregullore "Për  përbërjen, numrin dhe procedurën e funksionimit të Komisioneve të Ankimit pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore”

Rregullore nr. 37, datë 23.12.2004 "Për caktimin, administrimin dhe pagesën e përfitimeve afatshkurtëra”