Të tjera

Personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension invaliditeti.

I.1. Baza ligjore:
a) Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
b) Udhëzimi nr. 2

Pensioni social

Baza ligjore:

  • Neni 5/1, i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë“,  i ndryshuar.

Pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qendrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social.

Masa e pensionit social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me pagë minimale, i llogaritur në datën 31.12.2014.

Masa e pensionit social për personat që kanë të ardhura nga burime të tjera do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi.

Kriteret, procedurat dhe dokumentacioni për pensionin social përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Nr.VitiMasa e pensionit në lekë
120156 750 lekë
220166 858 lekë
320177 064 lekë
420187 262 lekë
520197 465 lekë
620207 637 lekë
720217 843 lekë
820228 102 lekë
920238 588 lekë

 

Shpërblimi i lindjes

Baza ligjore:

  • Neni 29, i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë“,  i ndryshuar.

Dokumentacioni:

  • Çertifikata e lindjes së fëmijës;
  • Libreza e periudhës kontributive;
  • Vërtetimi i vjetërsisë në punë dhe derdhjet kontributive.

Kushtet e përfitimit:

  • Shpërblimi për lindje fëmije i paguhet një personi të siguruar, i cili është nëna ose babai i fëmijës që lind, me kusht që njëri prej tyre të ketë kontribuar për një vit para lindjes së fëmijës;
  • Shpërblimi bëhet i pagueshëm vetëm një herë dhe nëna do të ketë parësi në përfitimin e pagesës, në rast se ajo është e siguruar.

Masa e përfitimit:

  • Shpërblimi për çdo fëmijë të lindur do të jetë një shumë e barabartë me 50 % të pagës minimale mujore, të miratuar me VKM, në momentin e lindjes të së drejtës.

Pagesat për vdekje (Shpërblim vdekjeje)

Baza ligjore:

  • Neni 42, i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë“, të ndryshuar.

Kushtet e përfitimit:

  • Pagesa për vdekje i jepet:
  • Një personi të siguruar ose një pensionisti në rast vdekjeje të një anëtari të familjes, që ai ka në ngarkim;
  • Personit që u kujdes për personin e siguruar të vdekur, dhe që pagoi shpenzimet e varrimit.

Dokumentacioni:

  • Çertifikata e vdekjes;
  • Akti i varrimit;
  • Libreza e pensionit.

Masa e përfitimit:

  • Pagesa për rast vdekjeje është e barabartë me 50 për qind të pagës minimale në shkallë vendi.