Përfitime afatshkurtra – E ardhura nga Aksidenti në Punë dhe Sëmundjet Profesionale

Sigurimet shoqërore mbrojnë dhe trajtojnë me të ardhura personat e siguruar edhe në lidhje me paaftësinë e përkoshme në punë për shkak të sëmundjes, barrëlindje, aksidentin në punë dhe sëmundjet profesionale.

Kushtet e përfitimit të paaftësisë së përkohshme nga aksidenti në punë dhe sëmundjet profesionale :

I siguruari, i cili për shkak të një aksidenti në punë ose të një sëmundjeje profesionale humbet aftësinë për punë, përfiton nga skema e sigurimit për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale:

  • të ardhura për paaftësi të përkohëshme;
  • të ardhura për invaliditet të përhershëm;
  • të ardhura për invaliditet të pjesshëm të përhershëm
  • të ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël.

Kategoritë përfituese :

Të punësuarit që, si pasojë e një aksidenti në punë ose sëmundjeje profesionale, bëhen përkohësisht të paaftë për punë;

Kursantët dhe studentët, gjatë periudhës së praktikës mësimore, që, si pasojë e një aksidenti në punë ose sëmundjeje profesionale, bëhen të paaftë për punë.

Aksidenti në punë ose për shkak të punës duhet të njoftohet nga punëdhënësi ose personi përgjegjës brenda 3 ditëve nga ndodhja e tij, pranë Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në përputhje me VKM nr. 788, datë 14.12.2005, Ligjin nr. 10237, datë 18.02.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, i ndryshuar.

Dokumenti – “Proces verbal i Aksidentit në Punë”, në 4 kopje tërhiqet nga përfaqësuesi i subjkektit punëdhënës,  pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ku subjekti ushtron aktivitetin.

Masa e përfitimit për paaftësi të përkohshme nga Aksidenti në Punë dhe sëmundjet profesionale :

  • E ardhura për paaftësi të përkohshme për punë, si pasojë e aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale, është 100% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit, nga data e lindjes së të drejtës;
  • Përfitimi paguhet për një periudhë deri në 12 muaj.

Për të vërtetuar periudhën gjatë së cilës personat janë trajtuar me të ardhura për paaftësi apo barrëlindja, Instituti i Sigurimeve Shoqërore lëshon vërtetim, i cili ofrohet përmes aplikimit online, në shërbimin “Vërtetim për periudhën e pagesës për paaftësi të përkohshme në punë”.

Dokumentacioni për përfitimin e paaftësisë së përkohshme nga aksidenti në punë dhe sëmundjet profesionale :

  • Raport mjekësor për paaftësi të përkohshme për punë, për shkak të aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale;
  • Procesverbal tip për Aksidentin në Punë, i cili lëshohet nga DRSSH-ja dhe nënshkruhet nga punëdhënësi dhe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Origjinali përcillet pranë DRSSH-së nëpërmjet shërbimit postar;
  • Fotokopje e kartës së identitetit.

Aplikimi :

Aplikimi për përfitim kryhet online përmes portalit e Albania duke zgjedhur shërbimin “Të ardhura për paaftësi të përkohshme nga Aksidenti në Punë dhe Sëmundje Profesionale”. 

Dokumentet  origjinale  dërgohen  përmes  shërbimit postar  pranë  Drejtorisë  Rajonale  të  Sigurimeve  Shoqërore, ku subjekti ushtron aktivitetin.

Baza ligjore për përfitimin e paaftësisë së përkohshme për punë nga Aksidenti në Punë dhe sëmundjet profesionale :