REPUBLIKA ÇEKE

Marrëveshja në fushën e mbrojtjes shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Çeke, është ratifikuar me Ligjin nr. 34/2016, datë 24.03.2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Çeke për mbrojtjen shoqërore”. Procesi i ratifikimit nga Parlamenti Shqiptar i Marrëveshjes dypalëshe, përfundoi më 13.10.2015.

Kjo Marrëveshje është në fuqi dhe zbatohet nga data 01.02.2017.

Fushat e mbuluara

Marrëveshja për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Çeke mbulon:

  • përfitimet në para për sëmundje dhe barrëlindje;
  • përfitimet për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale;
  • pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjare;
  • përfitimet në natyrë të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor;

Marrëveshja nuk zbatohet për ndihmën sociale dhe për skemat e përfitimeve për viktimat e luftës ose pasojat e saj.

Dokumente

Institucionet kompetente

Zbatimi i Marrëveshjes kryhet nga institucionet kompetente të Shqipërisë dhe Republikës Çeke, në varësi të llojit të përfitimit.

Në Republikën e Shqipërisë:

  • Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) – për përfitimet në para për sëmundje dhe barrëlindje, aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, si dhe pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjare;
  • Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) – për përfitimet në natyrë të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Në Republikën Çeke:

  • Centrum mezistátních úhrad (Qendra për Rimbursimet Ndërkombëtare) – për përfitimet në natyrë për sëmundje dhe barrëlindje, si dhe për sëmundjet profesionale dhe aksidentet në punë të mbuluara nga sigurimi shëndetësor;
  • Česká správa sociálního zabezpečení (Administrata e Sigurimeve Shoqërore të Çekisë) – për përfitimet në para për sëmundje dhe barrëlindje, pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjare, si dhe për përfitimet nga aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale të mbuluara nga sigurimet e sëmundjeve dhe pensionit.

Marrëveshja parashikon përdorimin e formularëve të përbashkët për trajtimin e kërkesave për përfitime, deklarimin e periudhave të punësimit, verifikimin e periudhave të sigurimit dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet institucioneve kompetente të Shqipërisë dhe Republikës Çeke.

Formularët e kërkesës për përfitim pensioni në kuadër të Marrëveshjes

Formularët e mëposhtëm përdoren për paraqitjen e kërkesave për përfitime nga qytetarët, në kuadër të Marrëveshjes për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Çeke.

Si funksionon procedura?

  • Kur personi banon në Shqipëri dhe kërkon një përfitim nga Republika Çeke, kërkesa paraqitet pranë ISSH, duke plotësuar formularin AL/CZ 202, për pension pleqërie, invaliditeti ose familjar, së bashku me deklaratën mbi periudhat e punësimit AL/CZ 207, sipas rastit.
  • Kur personi banon në Republikën Çeke dhe kërkon një përfitim nga Shqipëria, kërkesa paraqitet pranë institucionit kompetent çek. Përdoret formulari CZ/AL 202, së bashku me deklaratën e punësimit CZ/AL 207, dhe dokumentacioni përcillet nga institucioni kompetent çek tek ISSH.
  • Institucionet kompetente të Shqipërisë dhe Republikës Çeke shkëmbejnë informacionin e nevojshëm për verifikimin e periudhave të sigurimit nëpërmjet formularëve përkatës AL/CZ 205& AL/ CZ 205. Në rastet e pensioneve të invaliditetit, informacioni mjekësor shkëmbehet nëpërmjet formularëve AL/CZ 213& AL/ CZ 213.
  • Periudhat e sigurimit të kryera në Shqipëri dhe Republikën Çeke mund të merren në konsideratë së bashku, kur kjo është e nevojshme për plotësimin e kushteve të përfitimit, në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes.
  • Secili shtet përcakton dhe paguan pjesën e përfitimit që i takon sipas periudhave të sigurimit të njohura, në përputhje me legjislacionin e vet dhe dispozitat e Marrëveshjes.
  • Vendimet dhe informacionet përkatëse ndërmjet institucioneve kompetente shkëmbehen nëpërmjet formularëve të komunikimit AL/CZ 001& AL/ CZ 001.