Punonjësit e nëntokës, minierës

Çfarë është pensioni i pleqërisë i punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë?

Është një përfitim financiar që u jepet punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë, me moshë, vjetërsi të përgjithshme dhe vjetërsi pune në profesion më të vogël se ato të përcaktuara në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kushtet ligjore për të përfituar pensioni i pleqërie, sipas ligjit nr.150/ 2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë” :

a) të arrijnë moshën 55 vjeç;

b) të kenë një periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet e më shumë, nga të cilat jo më pak se 12 vjet e 6 muaj në procese pune në miniera, në nëntokë, me përjashtim të ish-punonjësve të nëntokës që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, të cilët do të përfitojnë pension sipas këtij ligji kur të arrijnë moshën 55 vjeç dhe të kenë një periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet e më shumë, përfshirë këtu edhe periudhën e trajtimit të veçantë financiar, nga të cilat, jo më pak se 11 vjet e 6 muaj të jenë në procese pune në miniera, në nëntokë.

Si llogaritet pensioni i pleqërisë sipas ligjit nr.150/ 2014?

Pensioni i pleqërisë sipas ligjit nr. 150/2014, llogaritet sipas përcaktimeve të neneve 32 dhe 59, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Aplikimi

Personi i interesuar për të përfituar pension pleqërie, duhet të paraqesë kërkesën për përfitim, përmes  portalit  qeveritar “e-Albania”, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik”.

Dokumentet  origjinale  dërgohen  përmes  shërbimit postar  pranë  Drejtorisë  Rajonale  të  Sigurimeve  Shoqërore, ku personi i interesuar ka vendbanimin

Baza ligjore: