Pyetje nga z. Xh. K.

Pyetje:

Jemi dy pensionistë nga fshati Synej, Kavajë, a na takon kompensimi për energjinë elektrike?

Përgjigje:

Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.495, datë 29.06.2016 “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 8, datë 14.01.2015, të Këshillit të Ministrave “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KWH në muaj”, është përcaktuar se: përfitojnë kompensimin nga rritja e çmimit të energjisë elektrike në masën 648 lekë në muaj, kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension social, por që janë me banim në fshat, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët”.

Pra, nëse ju përfitoni pension pleqërie shtetëror, jetoni në fshat dhe jeni vetëm, ju përfitoni kompensimin për energjinë elektrike.

 Dokumentacionin për të përfituar këtë kompensim  do ta dorëzoni pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore,  të rajonit ku ju banoni.