Misioni i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) është administrimi i sigurimeve shoqërore në përgjithësi dhe i politikave të pensioneve në veçanti, vendosja e personave të siguruar dhe përmirësimi i shërbimit ndaj tyre në qendër të veprimtarisë së këtij institucioni, mbulimi i popullsisë me elemente të sigurimeve shoqërore në çdo vend dhe kohë kur lind kjo e drejt, rritja e numrit të kontribuesve dhe grumbullimi i të ardhurave nga kontributet e fermerëve dhe të siguruarit vullnetar, përmirësimi i efiçiencës në menaxhimin e fondeve të sigurimeve shoqërore, i fondeve përkohësisht të lira dhe fondit rezervë.

Misioni i sistemit të sigurimeve shoqërore është mbulimi i të gjithë popullsisë me element të sigurimeve shoqërore dhe akordimi i përfitimeve për pension, paaftësi të përkohëshme në punë, barrëlindje, aksidente në punë dhe sëmundje profesionale e përfitime suplementare në momentin e lindjes të së drejtës dhe nevojës për to.

Vizioni i sistemit të sigurimeve shoqërore është fokusuar në përmirësimin e skemave aktuale nëpërmjet reformimit të shtyllës publike të pensioneve e forcimit të një lidhjeje më të drejtpërdrejtë midis kontributeve të paguara dhe përfitimeve të ardhshme, futjes graduale të skemave të përfitimeve suplementare të menaxhuara nga subjekte jopublike, krijimit të llogarive personale të çdo kontribuesi dhe përfituesi, arritjen e transparencës maksimale, duke krijuar akses personal tek klientët tanë.

Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, rregullon dhe përcakton mënyrën e drejtimit dhe të administrimit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Sipas këtij Ligji, sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë drejtohen dhe administrohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), i cili ësht institucion publik i pavarur, organizimi dhe funksionimi i t cilit rregullohet me këtë Ligj. Instituti i Sigurimeve Shoqërore drejtohet nga:

  • Këshilli Administrativ;
  • Drejtori i Përgjithshëm.

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore është organi më i lart ekzekutiv. Ai përbëhet nga 12 anëtarë, nga të cilët:

  • 6 anëtarë, përfaqësues të Qeverisë;
  • 6 anëtarë, përfaqësues të Sindikatave dhe Punëdhënësve.

keshilli-administrativ

Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së zgjidhet nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Kjo është CV e shkurtër e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, z. Astrit HADO 

SHKARKO_PDF

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore:

  • Drejton dhe organizon veprimtarinë e ISSH-s;
  • Emëron Drejtorët e Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore;
  • Raporton pranë Këshillit Administrativ për veprimtarinë e ISSH-s.

drejtori-i-pergjithshem

AKT NORMATIV NR. 1, DATË 29.07.2016

Shkarko_PDF

BUXHETI PËR SIGURIMET SHOQËRORE, 2015 – 2016

Shkarko_PDF

STRUKTURA ORGANIZATIVE E INSTITUTIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE

Shkarko_PDF

RREGULLORE E PERSONELIT, E INSTITUTIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE

Shkarko_PDF

RREGULLORE E BRENDSHME E INSTITUTIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE

SHKARKO_PDF

Akti i parë ligjor në fushën e sigurimeve shoqërore, që disponon ISSH-ja, është Ligji “Pensionet Civile”, Nr. 129, dat 28.10.1927. Vetë përmbajtja e këtij akti ligjor presupozon se kanë ekzistuar, edhe më parë, dispozita rregulluese për pensionet. Disa shoqëri të huaja, që vepronin në Shqipëri, në mënyrë vullnetare kishin zhvilluar rrjetin e mbrojtjes në punë, ku një vend të veçantë zinin sigurimet shoqërore nga aksidentet në punë. Po kështu, me akte të veçanta, shteti kishte përcaktuar pensionet për punonjësit shtetëror dhe ushtarakët.Vendosja e një sistemi më të plot të sigurimeve shoqërore përkon me Gushtin e vitit 1947. Ky sistem u plotësua dhe konsolidua më tej n vitin 1966, me miratimin dhe fillimin e zbatimit të Ligjit nr. 4171, dat 13.09.1966 “Për sigurimet shoqërore shtetërore në RPSSH.

I modeluar në përshtatje me sistemin politik socialist dhe i bazuar në zhvillimet e një ekonomie të programuar në mënyrë të detajuar nga një qendër, sistemi i sigurimeve shoqërore, ishte nga njëra anë shum gjeneroz dhe nga ana tjetër nuk siguronte mbrojtje të plotë sociale. Ai parashikonte mosha të ulëta të daljes në pension dhe trajtim të diferencuar për kategori të caktuara personash.Ndërkohë, me synimin e kufizimit të kostove ekonomike, përgjatë periudhës 1947-1992, sistemi i sigurimeve shoqërore u zhvillua i ndarë në dy skema: një për të punësuarit e sektorit shtetëror dhe tjetra për anëtarët e kooperativave bujqësore, të cilat dalloheshin esencialisht nga njëra – tjetra në disa drejtime, por kryesisht nga madhësia e përfitimeve për pjesëmarrësit e tyre. Skema e sigurimeve për anëtarët e kooperativave bujqësore ofronte përfitime mjaft të ulëta, që nuk i kalonin 60% të të ardhurave mujore minimale që ofronte skema e sigurimeve shtetërore. Transformimet e thella politike e social-ekonomike të vendit në vitet 90t, bën të domosdoshme ndërmarrjen e një reforme rrënjësore të sistemit të sigurimeve shoqërore, e cila synonte nga njëra anë ndalimin e degradimit të mëtejshëm të skemës së pensioneve dhe nga ana tjetër zgjedhjen e një sistemi eficient, që do të përballonte jo vetëm problemet emergjente të periudhës dhe kostot e mbartura, por dhe do t’i rezistonte kohës e t’u shërbente brezave të ardhshëm.Për këtë arsye, me 11 Maj 1993, Parlamenti aprovoi Ligjin Nr. 7703 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i cili hyri në fuqi në Tetor të atij viti. Reformimi i skemës të vjetër të sigurimeve shoqërore realizohet duke vendosur një sistem të ri, në themel të të cilit janë parimet e drejtësisë sociale.

Sistemi i Përgjithshëm i Sigurimeve Shoqërore mbështetet në parimin kontributiv, parimin e vetëpërgjegjësisë së individit për rrisqet e së ardhmes në fushën sociale, si dhe në parimin e marrëveshjes së brezave “paguaj sot që të përfitosh nesër (pay as you go)”. Sistemi i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore përbëhet nga:  Sigurimi Shoqërorë i Detyrueshëm, Sigurimi Shoqëror Vullnetar, Sigurimi Shoqëror Suplementar, Pensionet e Posaçme Shtetërore.Në këmbim të kontributeve, sistemi mbron me të ardhura personat e punësuar në lidhje me: barrëlindjen, paaftësinë e përkohëshme në punë për shkak të sëmundjes, sëmundjet profesionale dhe aksidentet në punë, pleqërinë, invaliditetin, humbjen e mbajtësit të familjes, papunësinë dhe personat e tjerë ekonomikisht aktiv (punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit) në lidhje me: barrëlindjen, pleqërinë, invaliditetin, humbjen e mbajtësit të familjes. Gjithashtu, nëpërmjet skemave vullnetare dhe suplementare, sistemi ofron pensione në një masë më të madhe ose më parë se sa ofron skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror. Administrimi i sistemit realizohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), si institucion publik, shtetëror i pavarur.Sistemi i ndërtuar në vitin 1993, në tërësi, iu është përgjigjur nevojave më të ngutshme të mbrojtjes sociale për ato kategori popullsie që mbulon, por në përshtatje me zhvillimet ekonomike dhe nevojave që ka diktuar koha, ai i është nënshtruar reformave dhe  përmirësimeve. Kjo ësht realizuar nëpërmjet një procesi studimesh të përgjithshme dhe për çështje të veçanta, të kryera në bashkëpunim dhe të udhëhequra nga institucionet ndërkombëtare.