Marrëveshja për mbrojtjen shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, është ratifikuar me Ligjin Nr. 59/2022 “Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane për Mbrojtjen Shoqërore”
Kjo Marrëveshje është në fuqi dhe zbatohet nga data 01.10.2021
Fushat e mbuluara :
Marrëveshja për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane mbulon:
- pensionet e pleqërisë;
- pensionet e invaliditetit;
- pensionet familjare.
Në Zvicër, Marrëveshja zbatohet për sigurimin e pleqërisë dhe familjar dhe për sigurimin invalidor, ndërsa në Shqipëri zbatohet për legjislacionin e sigurimeve shoqërore të detyrueshme në lidhje me pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjare.
Dokumente :
- LIGJ Nr. 59/2022 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KONFEDERATËS ZVICERANE PËR MBROJTJEN SHOQËRORE – Shkarko në PDF
- MARRËVESHJE ADMINISTRATIVE PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KONDEFERATËS ZVICERANE PËR MBROJTJEN SHOQËRORE, nënshkruar në Tiranë, më 18 shkurt 2022.
Institucionet kompetente :
Në Republikën e Shqipërisë:
- Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) – për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjare.
Në Konfederatën Zvicerane:
- Zyra kompetente e Kompensimit – për sigurimin e pleqërisë dhe familjar;
- Zyra kompetente për Sigurimin e Invaliditetit – për sigurimin e invaliditetit.
Formularët e kërkesës për përfitime në kuadër të Marrëveshjes :
Marrëveshja parashikon përdorimin e formularëve të përbashkët për paraqitjen e kërkesave për pension, verifikimin e periudhave të sigurimit, shkëmbimin e informacionit mjekësor dhe njoftimin e vendimeve ndërmjet institucioneve kompetente të Shqipërisë dhe Zvicrës.
Për paraqitjen e kërkesës për pension në kuadër të Marrëveshjes përdoren formularët e mëposhtëm:
- CH – Aplikim për pension pleqërie – Application old age albania – Shkarko në PDF
- CH – Aplikim për pension familjar – Application_survivor_albanian – Shkarko në PDF
- CH – Aplikim për pension invaliditeti – Application invalidity albanian – Shkarko në PDF
- AL – CH 3 – Formulari i kërkesës për pension pleqërie, invaliditeti ose familjar – Shkarko në PDF
Si funksionon procedura për përfitim pensioni ?
- Kur personi banon në Shqipëri dhe kërkon një përfitim nga Zvicra, kërkesa paraqitet pranë ISSH-së, duke plotësuar formularët CH- Aplikimi për pension pleqërie, CH- Aplikim për pension invaliditeti ose CH- aplikim për pension familjar.
- Kur personi banon në Zvicër dhe kërkon një përfitim nga Shqipëria, kërkesa paraqitet pranë institucionit kompetent zviceran dhe përcillet pranë ISSH-së nëpërmjet formularit CH/AL 3 sipas procedurave të përcaktuara në Marrëveshje.
- Periudhat e sigurimit të kryera në Shqipëri dhe Zvicër verifikohen dhe shkëmbehen nëpërmjet AL/CH 4 dhe CH/AL 4.
- Në rastet e pensioneve të invaliditetit, informacioni mjekësor shkëmbehet nëpërmjet AL/CH 5 dhe CH/AL 5.
- Periudhat e sigurimit të kryera në Shqipëri dhe Zvicër mund të merren në konsideratë së bashku, kur kjo është e nevojshme për plotësimin e kushteve të përfitimit, në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes.
- Secili shtet përcakton dhe paguan pjesën e pensionit që i takon sipas periudhave të sigurimit të njohura, në përputhje me legjislacionin e vet dhe dispozitat e Marrëveshjes.
- Vendimet dhe informacionet përkatëse ndërmjet institucioneve kompetente shkëmbehen nëpërmjet AL/CH 2 dhe CH/AL 2.