REPUBLIKA E TURQISË

Marrëveshja bilaterale midis Qeverisë të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë të Republikës së Turqisë në fushën e Mbrojtjes Shoqërore u ratifikua më 15.05.2003, me Ligjin Nr. 9066, datë 15.05.2003 “Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për Mbrojtjen Shoqërore”.

Kjo Marrëveshje është në fuqi dhe zbatohet nga data 01.02.2005.

Fushat e mbuluara :

Marrëveshja për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë mbulon:

  • sëmundjen dhe barrëlindjen;
  • aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale;
  • invaliditetin;
  • pensionet e pleqërisë;
  • pensionet familjare në rast të vdekjes së mbajtësit të familjes;
  • përfitimet familjare;
  • sigurimin shëndetësor dhe kujdesin shëndetësor.

Marrëveshja zbatohet për kategoritë përkatëse të personave të punësuar, të vetëpunësuarve dhe personave të tjerë ekonomikisht aktivë, sipas legjislacionit të secilës Palë.

Dokumente :

Institucionet kompetente :

Zbatimi i Marrëveshjes kryhet nga institucionet kompetente të Shqipërisë dhe Turqisë, në varësi të llojit të përfitimit.

Në Republikën e Shqipërisë:

  • Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), për përfitimet e sigurimeve shoqërore;
  • Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), për përfitimet e kujdesit shëndetësor.

Në Republikën e Turqisë:

  • Institucioni i Sigurimeve Shoqërore (SGK – Sosyal Güvenlik Kurumu).

Marrëveshja parashikon përdorimin e formularëve të përbashkët për trajtimin e kërkesave për përfitime, verifikimin e periudhave të sigurimit, deklarimin e periudhave të punësimit dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet institucioneve kompetente të Shqipërisë dhe Turqisë.

Formularët e kërkesës për përfitime pensioni në kuadër të Marrëveshjes :

Formularët e mëposhtëm përdoren për paraqitjen e kërkesave për përfitime nga qytetarët, në kuadër të Marrëveshjes për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë.

Si funksionon procedura?

  • Kur personi banon në Shqipëri dhe kërkon një përfitim nga Turqia, kërkesa paraqitet pranë ISSH, duke plotësuar formularin AL/TR 12, së bashku me deklaratën e punësimit AL/TR 20, sipas rastit.
  • Kur personi banon në Turqi dhe kërkon një përfitim nga Shqipëria, kërkesa paraqitet pranë institucionit kompetent turk. Formularët përkatës TR/AL, së bashku me deklaratën e punësimit TR/AL 20, plotësohen dhe përcillen nga institucioni kompetent turk tek ISSH
  • Institucionet kompetente të Shqipërisë dhe Turqisë shkëmbejnë informacionin e nevojshëm për verifikimin e periudhave të sigurimit dhe shqyrtimin e të drejtës për pension nëpërmjet formularëve AL/TR 3 ose TR/AL3 dhe informacionin mjekësor në rastet e pensioneve të invaliditetit nëpërmjet formularëve AL/TR15 & TR/AL 15.
  • Periudhat e sigurimit të kryera në Shqipëri dhe Turqi mund të merren në konsideratë së bashku, kur kjo është e nevojshme për plotësimin e kushteve të përfitimit, në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes.
  • Secili shtet përcakton dhe paguan pjesën e përfitimit që i takon sipas periudhave të sigurimit të njohura, në përputhje me legjislacionin e vet dhe dispozitat e Marrëveshjes.
  • Formularët e tjerë të shkëmbimit të informacionit dhe të komunikimit ndërmjet institucioneve kompetente përdoren gjatë trajtimit të kërkesës dhe nuk përfshihen në formularët që duhet të shkarkojë qytetari.