REPUBLIKA E KOSOVËS

Marrëveshja në fushën e mbrojtjes shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës është ratifikuar me Ligjin Nr. 23/2022 “Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për Sigurime Shoqërore”.

Kjo Marrëveshje është në fuqi dhe zbatohet nga data 01.07.2022.

Fushat e mbuluara

Marrëveshja për Sigurime Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës mbulon:

  • pensionet e pleqërisë;
  • pensionet e invaliditetit;
  • pensionet familjare;
  • përfitimet në para për barrëlindje;
  • përfitimet në para për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, sipas legjislacionit shqiptar;
  • në Kosovë, edhe pensionin nga Fondi i Kursimeve Pensionale Individuale (shtylla e dytë).

Marrëveshja zbatohet gjithashtu për aktet dhe rregulloret që ndryshojnë ose zgjerojnë legjislacionin e përcaktuar në të, sipas kushteve të parashikuara në Marrëveshje.

Dokumente

Institucionet kompetente

Zbatimi i Marrëveshjes kryhet nga institucionet kompetente të Shqipërisë dhe Kosovës, sipas llojit të përfitimit.

Në Republikën e Shqipërisë:

  • Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) – për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjare, si dhe për përfitimet në para për barrëlindje, aksidente në punë dhe sëmundje profesionale.

Në Republikën e Kosovës:

  • Divizioni i Pensioneve të Jashtme – Departamenti i Pensioneve, Prishtinë – për pensionin kontributpagues të moshës, pensionin invalidor të punës dhe pensionin familjar;
  • Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, Prishtinë – për pensionin nga Fondi i Kursimeve Pensionale Individuale (shtylla e dytë).

Formularët për përfitime në kuadër të Marrëveshjes

Marrëveshja parashikon përdorimin e formularëve të përbashkët për paraqitjen e kërkesave për pension, verifikimin e periudhave të sigurimit, shkëmbimin e informacionit mjekësor dhe njoftimin e vendimeve ndërmjet institucioneve kompetente të Shqipërisë dhe Kosovës

Për paraqitjen e kërkesës për pension në kuadër të Marrëveshjes përdoret formulari i mëposhtëm:

Si funksionon procedura ?

  • Kur personi banon në Shqipëri dhe kërkon një përfitim nga Kosova, kërkesa paraqitet pranë institucionit kompetent në Shqipëri, duke plotësuar formularin AL/KS 3, për pension pleqërie, invaliditeti ose familjar, së bashku me dokumentacionin përkatës.
  • Kur personi banon në Kosovë dhe kërkon një përfitim nga Shqipëria, kërkesa paraqitet pranë institucionit kompetent në Kosovë dhe përcillet pranë ISSH-së sipas procedurave të përcaktuara në Marrëveshje.
  • Periudhat e sigurimit të kryera në Shqipëri dhe Kosovë verifikohen dhe shkëmbehen nëpërmjet AL/KS 4 dhe KS/AL 4.
  • Në rastet e pensioneve të invaliditetit, informacioni mjekësor shkëmbehet nëpërmjet AL/KS 5 dhe KS/AL 5.
  • Periudhat e sigurimit të kryera në Shqipëri dhe Kosovë mund të merren në konsideratë së bashku, kur kjo është e nevojshme për plotësimin e kushteve të përfitimit, në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes.
  • Secili shtet përcakton dhe paguan pjesën e përfitimit që i takon sipas periudhave të sigurimit të njohura, në përputhje me legjislacionin e vet dhe dispozitat e Marrëveshjes.
  • Vendimet dhe informacionet përkatëse ndërmjet institucioneve kompetente shkëmbehen nëpërmjet AL/KS 2 dhe KS/AL 2.