Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bullgarisë, është ratifikuar me ligjin 89/2023 “Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bullgarisë për Mbrojtjen Shoqërore”.
Kjo Marrëveshje është në fuqi dhe zbatohet nga data 01.06.2024.
Fushat e mbuluara
Marrëveshja për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bullgarisë mbulon:
- përfitimet në para për sëmundje;
- përfitimet në para për barrëlindje;
- përfitimet në para për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale;
- pensionet e pleqërisë;
- pensionet e invaliditetit;
- pensionet familjare.
Marrëveshja zbatohet për përfitimet përkatëse të skemave të sigurimeve shoqërore të të dyja shteteve, sipas legjislacionit dhe kushteve të përcaktuara në Marrëveshje.
Dokumente
Institucionet kompetente
Zbatimi i Marrëveshjes kryhet nga institucionet kompetente dhe organizatat ndërlidhëse të Shqipërisë dhe Bullgarisë, sipas fushës përkatëse.
Në Republikën e Shqipërisë:
- Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH).
Në Republikën e Bullgarisë:
- Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore (National Social Security Institute – NSSI) – për përfitimet e degëve të sigurimeve shoqërore të mbuluara nga Marrëveshja;
- Agjencia Kombëtare e të Ardhurave (National Revenue Agency – NRA) – për çështjet që lidhen me personat e dërguar dhe personat që mbeten subjekt i legjislacionit bullgar gjatë punësimit në Shqipëri
Formularët e kërkesës për përfitim pensioni në kuadër të Marrëveshjes
Për paraqitjen e kërkesës për pension në kuadër të Marrëveshjes përdoret formulari i mëposhtëm:
Si funksionon procedura për përfitim?
- Kur personi banon në Shqipëri dhe kërkon një përfitim nga Bullgaria, kërkesa paraqitet pranë ISSH-së, duke plotësuar formularin AL/BG 4 dhe dokumentacionin përkatës.
- Kur personi banon në Bullgari dhe kërkon një përfitim nga Shqipëria, kërkesa paraqitet pranë institucionit kompetent bullgar dhe përcillet në ISSH duke plotësuar formularin BG/ AL 4 sipas procedurave të percaktuara.
- Institucionet kompetente shkëmbejnë formularët për verifikimin dhe vërtetimin e periudhave të sigurimit, përkatësisht AL/BG 3 dhe BG/AL 3, duke mundësuar marrjen në konsideratë të periudhave të sigurimit të kryera në të dyja shtetet.
- Në rastet e pensioneve të invaliditetit, informacioni mjekësor shkëmbehet nëpërmjet AL/BG 6 dhe BG/AL 6.
- Për përfitimet për sëmundje dhe barrëlindje, informacioni mjekësor shkëmbehet nëpërmjet AL/BG 5 dhe BG/AL 5.
- Njoftimet mbi vendimet për përfitimet e dhëna shkëmbehen ndërmjet institucioneve kompetente nëpërmjet AL/BG 7 dhe BG/AL 7.
- Periudhat e sigurimit të kryera në Shqipëri dhe Bullgari mund të merren në konsideratë së bashku, kur kjo është e nevojshme për plotësimin e kushteve të përfitimit, në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes.
- Secili shtet përcakton dhe paguan pjesën e përfitimit që i takon sipas periudhave të sigurimit të njohura, në përputhje me legjislacionin e vet dhe dispozitat e Marrëveshjes.