Falsifikim, dosje pensioni 116 078

Qytetari B.C.,me dosje pensioni nr. 116078, lindur në Tiranë. I është lidhur pension me vendim nr. 550, datë 29.07.99, për punë të kategorisë së III-të, me 25 vjet e 4 muaj vjetërsi në punë. Masa fillestare e pensionit: 4 000 lekë/muaj.

Nga verifikimi i certifikatës së lindjes, të dorëzuar së bashku me kërkesën e lidhjes së pensionit, “lëshuar”nga Gjendja Civile e Njësisë Bashkiake nr. 4, Tiranë, më datë 20.06.99, rezultoi se qytetari B.C. nuk figuronte i regjistruar ndonjëherë në regjistrat elektronikë dhe themeltarë të kësaj Njësie. Nga verifikimet e kryera rezultoi se qytetari B.C. ishte nga Kallmet, Lezhë, datëlindja 27.09.54. Në këto kushte, certifikata e dorëzuar nga B.C. rezulton e parregullt, dhe si pasojë  deklarimi i tij për moshën (datëlindja 15.07.43) nuk ishte i vërtetë.

ABUZIMI: 11 vjet falsifikim moshe.