Qytetari Y. S., me dosje pensioni nr. 115543, lindur në Tiranë, i është lidhur pension me vendim nr. 2564, datë 16.07.99, për punë të kategorisë së III-të, me 32 vjet e 4 muaj vjetërsi në punë. Masa fillestare e pensionit: 4 000 lekë/muaj.
Nga verifikimi i certifikatës së lindjes, të dorëzuar me kërkesën e lidhjes së pensionit të “lëshuar’ nga Gjendja Civile e Njësisë Bashkiake Nr. 4, Tiranë, 6/34 (Nr 0441251) datë 14.04.99, rezultoi të mos ketë qenë i regjistruar ndonjëherë në regjistrat elektronikë dhe themeltarë të Gjëndjes Civile të Njësisë Nr 4, Tiranë. Në këto kushte certifikata e dorëzuar nga Y. S. rezulton e parregullt, dhe si pasojë deklarimi i tij për moshën (datëlindja 21.08.38) të mos jetë i vërtetë. Datëlindja reale e tij rezulton 04.01.1958.
ABUZIMI: 20 vjet falsifikim moshe.