Qytetari O. A. me dosje pensioni nr. 115217, lindur në Kavajë, i është lidhur pension me vendim nr. 2364, datë 01.07.1999 për punë në kategorinë e III-të, me 30 vjet e 1 muaj vjetërsi në punë. Masa fillestare e pensionit: 4 000 lekë/muaj.
Nga verifikimi i certifikatës së lindjes, të dorëzuar në kërkesën e lidhjes së pensionit të “lëshuar’ ngë Gjendja Civile e Njësisë Bashkiake nr. 10, Tiranë, 19/11 (Nr 0400043) datë 21.06.1999, rezultoi që qytetari O. A. mos ketë qenë i regjistruar ndonjëherë në rregjistrat elektronikë dhe themeltarë të Gjendjes Civile të Njësisë nr. 10, Tiranë. Në këto kushte, certifikata personale e dorëzuar nga O. A. është e parregullt, dhe si pasojë deklarimi i tij për moshën (datëlindja: 10.07.38) nuk është i vërtetë. Nga verifikimi rezultoi se qytetari O.A. i përket datëlindjes 28.06.42, Farkë, Tiranë, me nr. regjistri 3/64.
ABUZIMI: 4 vjet falsifikim moshe.