Falsifikim dosje pensioni me nr. 157998

Dosja e pensionit me nr. 157998, e cila i përket z. H. Sh. ka këto probleme: pensioni është lidhur me vendim nr. 170, datë 21.09.2005, në kushtet e kategorisë së I-rë, mbështetur në librezën e lëshuar nga N. M. e Kromit, Batër, rregjistri nr. 682/14, për periudhat 13.04.1970 – 15.08.1986 (punëtor nëntoke), 16.08.1986 – (brigadier transporti) dhe nga 01.05.1991 – 13.11.1993, punëtor i depos së dinamitit. Nga verifikimi i dokumentacionit të indeksit dhe rregjistrave të N. M. Kromit Batër, ky person nuk figuron. Për këtë arësye u verifikuan dhe borderotë e pagave për periudhat: 01 – 31 Janar 1971; 01 – 15 Shtator 1972; 16 – 31 Shtator 1978 dhe 16 – 31 Dhjetor 1986, nga ku u vërtetua se z. Haqif Shati nuk ka punuar pranë kësaj ndërmarrjeje. Nga kontrolli i dokumentacionit në dosje (inventari i saj) rezultoi se certifikata familjare lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile Bathore Kamëz, mban datën 13.11.2005 dhe certifikata individuale me fotografi në datën 07.11.2005, gjë që kompromentojnë të gjithë praktikën e lidhjes të këtij pensioni. Rregjistri mban nr. 170, datë 03.04.2005, ndërkohë që këto certifikata figurojnë të jenë dorëzuar në datën 03.04.2005, me paraqitjen e kërkesës për pension.