Punonjësit e shtetit

Skema suplementare për personat që kryejnë funksione kushtetuese dhe punonjësve të shtetit.

Ligji nr. 8097, datë 21.03.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, i ndryshuar.

Ligj Nr. 8097, datë 21.03.1996, i ndryshuar – SHKARKO NË PDF

Ndryshimet e Ligjit:

  • Ligji nr. 8500, datë 10.06.1999
  • Ligji nr. 9061, datë 08.05.2003
  • Ligji nr. 9827, datë 05.11.2007
  • Ligji nr. 9990, datë 15.09.2008
  • Ligji nr. 27/2015
  • Ligji nr. 166/2020, datë 23.12.2020
  • Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr.35 datë 22.11.2022

VKM nr. 548, datë 27.07.2016, “Për miratimin e kritereve, rregullave dhe të procedurave për përfitimin e pensioneve shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, e ndryshuar.

VKM Nr.548, datë 27.7.2016, e ndryshuar – SHKARKO NË PDF

Kushtet e përfitimit.

  1. Të ketë kryer funksione kushtetuese apo detyrën si punonjës i shtetit, sipas listës që i bashkangjitet VKM nr. 548/2016, e ndryshuar. Funksionet dhe detyrat, janë klasifikuar sipas përcaktimeve në Ligj, pra në dy grupe.

Në grupin e parë bëjnë pjesë dy nëngrupe: sipas shkronjës “a” të pikës 8, të nenit 1 të Ligjit dhe shkronjës “b” të pikës 8, të nenit 1 të ligjit.

Në grupin e dytë ka katër nëngrupe: sipas shkronjës “a” të pikës 9, të nenit 1 të Ligjit, sipas shkronjës “b” të pikës 9, të nenit 1 të Ligjit, sipas shkronjës “c” të pikës 9, të nenit 1 të Ligjit, sipas shkronjës “d” të pikës 9, të nenit 1, të Ligjit.

  1. Të ketë paguar kontribute suplementare, duke filluar nga data 01.04.1996.
  2. Masa e kontributeve suplementare:
  • Për personat e grupit të pare, shkronjat “a”,”b” 5 për qind të shumës bruto të listëpagesave;
  • Për personat e grupit të dytë, shkronjat “a”,”b” dhe “c”, 4 për qind të shumës bruto të listëpagesave;
  • Për personat e grupit të dytë shkronja “d”, 3 për qind të shumës bruto të listëpagesave.

Pagesa kalimtare

Kushtet e përfitimit :

Të ketë ndërprerë funksionin, i cili duhet të jetë klasifikuar në grupin e parë, shkronja “a” dhe “b” dhe grupin e dytë, shkronja “a”, sipas përcaktimeve në listën që i bashkëlidhet VKM nr. 548/2016, i ndryshuar.

Masa e përfitimit:

  1. Personave të grupit të parë, që përmenden në shkronjën “a” të pikës 8 të nenit 1, pas ndërprerjes së funksionit, u jepen tri paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.
  2. Personave të grupit të parë, që përmenden në shkronjën “b” të pikës 8 të nenit 1, pas ndërprerjes së funksionit, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.
  3. Personave të grupit të dytë, që përmenden në shkronjën “a” të pikës 9 të nenit 1, pas ndërprerjes së funksionit, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 40 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 1 vit nga momenti i largimit nga ky funksion.

Në rastet kur përfituesi punësohet, brenda periudhës së përfitimit të pagave të funksionit të fundit apo të pagesës kalimtare, masa e pagesës mbi pagën e re është një kompensim deri në nivelin e pages referuese të funksionit, por në çdo rast ajo nuk mund të jetë më shumë se paga e funksionit të fundit apo pagesa kalimtare e tij.

 

Pensionet shtetërore suplementare të pleqërisë

Kushtet e përfitimit për personat e grupit të parë, sipas këtij ligji, janë:

1. Të kenë mbushur moshën 60 vjeç ose para kësaj moshe, kur deklarohet invalid i plotë, sipas ligjit për sigurimet shoqërore të detyrueshme. Duke filluar nga data 1.1.2032, mosha e përfitimit rritet me nga 6 muaj për çdo vit, deri në arritjen e moshës 63 vjeç.

2. Të kenë periudha të njohura shërbimi në një nga funksionet e përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 8, të nenit 1.

3. Të ketë ndërprerë veprimtarinë ekonomike.

Masa e pensionit për grupin e parë.

Masa e pensionit shtetëror suplementar është:

a) për Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin, 25 për qind e pagës referuese, edhe nëse periudha e shërbimit është më e vogël se dy vjet, dhe 5 për qind më shumë për çdo vit shërbimi mbi dy vjet;

b) për grupin e parë, përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 8, të nenit 1, përjashtuar personat e përmendur në shkronjën “a”, të këtij neni, 25 për qind e pagës referuese për 2 vjet shërbim dhe 5 për qind më shumë për çdo vit shërbim mbi këta 2 vjet. Kur këta persona nuk plotësojnë periudhën e shërbimit prej dy vjetësh, përfitojnë pension suplementar të reduktuar në masën 1 për qind të pagës referuese për çdo muaj shërbimi;

c) për grupin e parë, përcaktuar në shkronjën “b”, të pikës 8, të nenit 1, 20 për qind e pagës referuese për 2 vjet shërbim dhe 5 për qind më shumë për çdo vit shërbim mbi këta 2 vjet.

Kur këta persona nuk plotësojnë periudhën e shërbimit prej dy vjetësh, përfitojnë pension suplementar të reduktuar, në masën 0,8 për qind të pagës referuese për çdo muaj shërbimi.

Masa e pensionit nuk duhet të jetë më e madhe se:

a) 60 për qind e pagës referuese për personat e grupit të parë, përcaktuar në shkronjën “a”, të nenit 1;

b) 50 për qind e pagës referuese për personat e grupit të parë, përcaktuar në shkronjën “b”, të nenit 1.

Masa e pensionit shtetëror suplementar, plus pensionin e përfituar nga ligji nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Shqipërisë”, të ndryshuar, nuk mund të jetë

më e madhe se 75 për qind e pagës referuese mesatare të funksioneve.

Kushtet e përfitimit për personat e grupit të dytë, sipas këtij ligji, janë:

a) të kenë kryer 35 vite shërbimi në detyrat ose funksionet e parashikuara nga ky ligj; ose

b) të kenë arritur moshën për pension pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; ose

c) para kësaj moshe, kur deklarohet invalid i plotë, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Personat, të cilët plotësojnë njërin nga kushtet e sipërpërmendura, duhet të kenë ndërprerë veprimtarinë ekonomike.

Masa e pensionit për grupin e dytë :

Masa e pensionit shtetëror suplementar, në kushtet e nenit 10 është:

a) për personat e grupit të dytë, sipas shkronjës “a”, të pikës 9, të nenit 1, të këtij ligji, 1,5 për qind në vit të pagës referuese, për çdo vit shërbimi;

b) për personelin drejtues të grupit të dytë, sipas shkronjave “b” dhe “c”, të pikës 9, të nenit 1, të këtij ligji,1,3 për qind në vit të pagës referuese, për çdo vit shërbimi;

c) për personelin specialist të grupit të dytë, sipas shkronjës “d”, të pikës 9, të nenit 1, të këtij ligji, 1,1 për qind në vit e pagës referuese, për çdo vit shërbimi.

Pensioni shtetëror suplementar maksimal, sipas këtij neni, nuk duhet të jetë më i madh se 40 për qind e pagës referuese.

Masa e pensionit shtetëror suplementar, plus pensionin e përfituar nga ligji nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Shqipërisë”, të ndryshuar, nuk mund të jetë më e madhe se 75 për qind e pagës referuese të funksionit.

 

Pensionet shtetërore suplementare familjare

Kushtet e përfitimit

Përfitojnë pensione familjare nga personi që vdes dhe që përfitonte ose kishte kushtet për pension shtetëror suplementar sipas këtij ligji, këta persona në ngarkim:

– bashkëshorti pasjetues,

– jetimi

dhe kur kanë plotësuar kushtet për pension familjar sipas ligjit për sigurimet shoqërore.

Masa e pensionit

Masa e pensionit në kushtet e nenit 12 është:

a) 50 për qind për bashkëshortin pasjetues dhe

b) 25 për qind për jetimin.

Kur nuk merret pensioni i parashikuar në shkronjën “a” të këtij neni, masa e pensionit për jetimin është vetëm 50 për qind.

Në çdo rast masa e pensionit suplementar familjar nuk mund të jetë më e lartë se pensioni suplementar që kishte ose i takonte të përfitonte mbajtësi i familjes.

Pensionet shtetërore për personat që aksidentohen në shërbim

Personat që aksidentohen në shërbim dhe deklarohen invalidë të përhershëm, sipas ligjit për sigurimet shoqërore, përfitojnë pension shtetëror suplementar në masën 40 për qind të pagës referuese, pavarësisht nga koha e punës në funksionet a detyrat sipas përkufizimeve të nenit 1.

  • Pensionet shtetërore suplementare indeksohen. Koha dhe masa e indeksimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Aplikimi për përfitim

Personat e interesuar për të përfituar pagesë kalimtare apo pensione shtetërore suplementare duhet të paraqesin, përmes portalit qeveritar e-Albania”, kërkesën për përfitim, ndërsa dokumentet origjinale dërgohen përmes shërbimit postar pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ku kanë vendbanimin.