KANADA

Marrëveshje e mbrojtjes shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë dhe Rregullore Administrative ndërmjet Departamentit të Punësimit dhe Zhvillimit Social dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e marrëveshjes për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Kanadasë dhe Republikës së Shqipërisë”, nënshkruar në Otava. Ratifikuar me Ligj nr. 58/2019. Marrëveshja hyri në fuqi duke filluar nga 01.08.2022. Nga nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje do të përfitojnë rreth 70 mijë shtetas shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë në Kanada.

LIGJ NR. 58/2019 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KANADASË.

REPUBLIKA E KOSOVËS

Marrëveshja në fushën e mbrojtjes shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës ështe ratifikuar me 28.03.2022, me Ligjin nr. 22/2022 dhe ka hyrë në fuqi me 01.07.2022.

Ligj nr. 20/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e së drejtës për pension”

ZVICËR

Nga Parlamenti Shqiptar u miratua Ligji nr.59/2022 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KONFEDERATËS ZVICERANE PËR MBROJTJEN SHOQËRORE”. Mbas miratimit në Parlament, Marrëveshja hyri në fuqi datë 01.10.2023.

KROACI

Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë për Mbrojtjen Shoqërore, nënshkruar më datë 2 tetor 2023, ka hyrë në fuqi më datë 1 maj 2024.