Pyetje nga qytetari Q.K.

Pyetje:

Jam përfitues i pensionit të reduktuar. Kërkoj të di nëse do të më rillogaritet masa e pensionit në momentin që do të mbush moshën 65 vjeç, për pension të plotë pleqërie.

 Përgjigje:

Mbështetur në kërkesën tuaj, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ju ka caktuar pension të reduktuar pleqërie, bazuar në nenin 31/1, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, në datën 01.11.2014, me 35 vite periudhë sigurimi.

Në bazë të këtij neni, pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit.

Në momentin e plotësimit të moshës nuk do të ketë rillogaritje mase pensioni, përveçse kjo masë do të përfitojë të gjitha rritjet që bëhen me Vendim të Këshillit të Ministrave “Për rritjen e pensioneve”.

Ju faleminderit