Pyetje:
Ata persona që nuk jetojnë në Shqipëri dhe janë të vetëpunësuar në shtetin ku jetojnë aktualisht,a mund të bëjnë sigurim vullnetar për të ardhura më të larta?
Përgjigje:
Përshëndetje, Nëse ju vazhdoni të keni nënshtetësinë shqiptare dhe keni vite pune në Shqipëri, ju mund të bëni sigurim vullnetar për vitet e munguara. Periudha minimale e viteve të punës për një pension minimal është 15 vite.
Ndërsa nëse ju nuk e keni nënshtetësinë shqiptare, mund të bëni sigurim vullnetar për vitet deri në momentin që keni pasur nënshtetësinë shqiptare. Pagesa mujore për sigurim vullnetar është 5 184 lekë.
Ju uroj një javë të mbarë