Takim i Komitetit Europian të Patronatit INAS-CISL, 24 nëntor 2015

Në datën 24 nëntor 2015, në Tiranë u organizua takimi i Komitetit Europian të Patronatit INAS-CISL.

Një ndër çështjet kryesore të diskutimit ishte nënshkrimi i marrëveshjes me Italinë, në fushën e sigurimeve shoqërore, i cili  mbetet ndër objektivat kryesorë të qeverisë shqiptare dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Theksi kryesor u vu në mbrojtjen sociale të shtetasve shqiptarë, në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë.