Trajnim i stafit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, mbi rritjen e perfomancës në punë, në datat 17 – 18 shtator 2015

Rritja e performancës së stafit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në shërbim të qytetarëve, si dhe shkurtimi i afateve të lidhjes së pensioneve ishin në qendër të seminarit të organizuar me Drejtorët e Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqerore dhe Kryetarët e Degëve të Përfitimeve.

I ftuar në këtë seminar ishte edhe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi, i cili vuri theksin në bashkëpunimin me institucionet partnere në luftën kundër informalitetit dhe punës së zezë, si dhe rritjen e performancës në shërbim të qytetarëve.