Këshilli Administrativ i ISSH-së dhe Këshilli i Ministrave miratojnë indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Këshilli i Ministrave miratuan indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve në masën 1.4 për qind.

Gjithashtu, u miratua dhe Vendimi për indeksimin e shpërblimit të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar në masën 15.6 për qind.

Efekti i këtyre Vendimeve fillon nga data 1 gusht 2015.