Në datat  16 – 17 prill 2015 pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Gjirokastër u zhvillua analiza tre mujore e punës së Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Gjatë kësaj periudhe nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore ka vijuar puna shumë e mirë e bërë gjatë vitit të kaluar në realizimin e planit të të  ardhurave. Kështu, plani i të ardhurave u realizua në masën 130 për qind me një tejkalim prej 227 milionë lekësh, ku DRSSH me realizimin më të mirë është ajo e Gjirokastrës, me një realizim prej 141 për qind.

 Gjatë fjalës së saj në këtë takim Drejtoresha e Përgjithshme e ISSH-së, znj. Vjollca Braho vuri theksin në vazhdimin e punës me këto ritme në mënyrë që të arrijmë dhe të tejkalojmë objektivat e vitit 2014, kur realizimi të ardhurave shënoi rekord historik. “Ne duhet të përqendrohemi jo vetëm në realizimin e të ardhurave, por edhe në futjen e kontribuesve të rinj në skemën e sigurimeve shoqërore”.

Pjesë e këtyre diskutimeve ishin edhe ndryshimet ligjore që i janë bërë ligjit të sigurimeve shoqërore, në mënyrë që të rrisim akoma edhe më shumë cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.