Seminari Teknik i Rrjetit Evropian të ISSA-s zhvillohet në Tiranë – dita e dytë

Dita e dytë e punimeve

Në ditën e dytë të punimeve, diskutimet u përqëndruan në çështje që lidhen me përfshirjen në skemat e pensioneve dhe përmirësimin e procedurave për administrimin e përfitimeve.

Përfaqësimi shqiptar vijoi gjatë programit përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Z. Astrit Hado, Drejtor i Përgjithshëm i ISSH-së dhe drejtues i institucionit organizator, moderoi sesionin me temë “Përmbushja e nevojave të të vetëpunësuarve dhe punonjësve që operojnë në bujqësi”.

Në këtë kuadër, u trajtua veçanërisht përfshirja e të vetëpunësuarve në bujqësi në skemën e pensioneve, duke marrë në konsideratë specifikat e kësaj kategorie, përshtatjen e procedurave administrative dhe përdorimin e mjeteve dhe programeve elektronike për lehtësimin e përfshirjes së tyre në skemë.

Një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar ishte bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të sigurimeve shoqërore dhe institucioneve financiare për realizimin e pagesave të pensioneve, me fokus të veçantë te procesi i kontrollit dhe verifikimit të qenies në jetë të përfituesve. Kjo çështje u trajtua si për pensionistët që marrin pagesat përmes bankave, ashtu edhe për përfituesit që jetojnë jashtë vendit.

Përvojat e prezantuara nga institucionet pjesëmarrëse treguan se praktika e deklarimit një herë në vit, e zbatuar nga ISSH, është në përputhje me praktikat e ndjekura edhe nga institucione homologe evropiane. Në vijim, u diskutua edhe mundësia e përdorimit të zgjidhjeve të reja elektronike për realizimin e këtij procesi, përmes shkëmbimit të të dhënave ndërmjet institucioneve homologe dhe zhvillimit të aplikacioneve që mundësojnë identifikimin e përfituesve nëpërmjet teknologjive biometrike.

Përmbyllja e seminarit

Në përmbyllje të seminarit, drejtuesit e ISSA-s dhe përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse vlerësuan bashkëpunimin me ISSH-në, profesionalizmin në organizimin e aktivitetit dhe mikpritjen e ofruar për delegacionet ndërkombëtare.

Seminari shërbeu si një forum për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave ndërmjet institucioneve evropiane të sigurimeve shoqërore, duke sjellë në fokus zhvillimin e shërbimeve më moderne, të aksesueshme dhe të përshtatura me nevojat e qytetarëve.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore vijon angazhimin për modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve, në përputhje me standardet evropiane dhe në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve të ofruara për qytetarët dhe përfituesit e skemave të sigurimeve shoqërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *