KONFEDERATA ZVICERANE

Marrëveshja për mbrojtjen shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, është ratifikuar me Ligjin Nr. 59/2022 “Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane për Mbrojtjen Shoqërore”

Kjo Marrëveshje është në fuqi dhe zbatohet nga data 01.10.2021

Fushat e mbuluara :

Marrëveshja për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane mbulon:

  • pensionet e pleqërisë;
  • pensionet e invaliditetit;
  • pensionet familjare.

Në Zvicër, Marrëveshja zbatohet për sigurimin e pleqërisë dhe familjar dhe për sigurimin invalidor, ndërsa në Shqipëri zbatohet për legjislacionin e sigurimeve shoqërore të detyrueshme në lidhje me pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjare.

Dokumente :

Institucionet kompetente :

Në Republikën e Shqipërisë:

  • Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) – për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjare.

Në Konfederatën Zvicerane:

  • Zyra kompetente e Kompensimit – për sigurimin e pleqërisë dhe familjar;
  • Zyra kompetente për Sigurimin e Invaliditetit – për sigurimin e invaliditetit.

Formularët e kërkesës për përfitime në kuadër të Marrëveshjes :

Marrëveshja parashikon përdorimin e formularëve të përbashkët për paraqitjen e kërkesave për pension, verifikimin e periudhave të sigurimit, shkëmbimin e informacionit mjekësor dhe njoftimin e vendimeve ndërmjet institucioneve kompetente të Shqipërisë dhe Zvicrës.

Për paraqitjen e kërkesës për pension në kuadër të Marrëveshjes përdoren formularët e mëposhtëm:

Si funksionon procedura për përfitim pensioni ?

  • Kur personi banon në Shqipëri dhe kërkon një përfitim nga Zvicra, kërkesa paraqitet pranë ISSH-së, duke plotësuar formularët CH- Aplikimi për pension pleqërie, CH- Aplikim për pension invaliditeti ose CH- aplikim për pension familjar.
  • Kur personi banon në Zvicër dhe kërkon një përfitim nga Shqipëria, kërkesa paraqitet pranë institucionit kompetent zviceran dhe përcillet pranë ISSH-së nëpërmjet formularit CH/AL 3 sipas procedurave të përcaktuara në Marrëveshje.
  • Periudhat e sigurimit të kryera në Shqipëri dhe Zvicër verifikohen dhe shkëmbehen nëpërmjet AL/CH 4 dhe CH/AL 4.
  • Në rastet e pensioneve të invaliditetit, informacioni mjekësor shkëmbehet nëpërmjet AL/CH 5 dhe CH/AL 5.
  • Periudhat e sigurimit të kryera në Shqipëri dhe Zvicër mund të merren në konsideratë së bashku, kur kjo është e nevojshme për plotësimin e kushteve të përfitimit, në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes.
  • Secili shtet përcakton dhe paguan pjesën e pensionit që i takon sipas periudhave të sigurimit të njohura, në përputhje me legjislacionin e vet dhe dispozitat e Marrëveshjes.
  • Vendimet dhe informacionet përkatëse ndërmjet institucioneve kompetente shkëmbehen nëpërmjet AL/CH 2 dhe CH/AL 2.