Marrëveshja në fushën e mbrojtjes shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë, është ratifikuar me Ligjin 58/2019 “Për ratifikimin e Marrëveshjes për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë”.
Kjo Marrëveshje është në fuqi dhe zbatohet nga data 01.08.2022.
Fushat e mbuluara
Marrëveshja zbatohet për sigurimin shoqëror për:
- pensionet e pleqërisë;
- pensionet e invaliditetit;
- pensionet familjare.
Në Kanada, Marrëveshja zbatohet për Aktin e Sigurimeve për të Moshuarit dhe Planin Kanadez të Pensioneve, ndërsa në Shqipëri për legjislacionin e sigurimit shoqëror të detyrueshëm në lidhje me përfitimet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjare.
Dokumente
- LIGJ NR. 58/2019 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KANADASË”.
- RREGULLORE ADMINISTRATIVE PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES PËR MBROJTJEN SHOQËRORE NDËRMJET KANADASË DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.
Institucionet kompetente
Zbatimi i Marrëveshjes kryhet nga institucionet kompetente të përcaktuara nga të dyja Palët.
Në Republikën e Shqipërisë:
- Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) – për çështjet që lidhen me zbatimin e Marrëveshjes në Shqipëri.
Në Kanada:
- Divizioni i Operacioneve Ndërkombëtare, Service Canada, Departamenti i Punësimit dhe Zhvillimit Social;
- Drejtoria e Politikave Legjislative, Agjencia e të Ardhurave të Kanadasë – për çështjet që lidhen me personat e dërguar dhe personat që mbeten subjekt i legjislacionit kanadez gjatë punësimit në Shqipëri.
Formularët e kërkesës për përfitime në kuadër të Marrëveshjes :
Për personat që banojnë në Shqipëri dhe kërkojnë pension kanadez, kërkesa bëhet nëpërmjet portalit të dedikuar dhe formularëve përkatës të Service Canada Për më tepër klikoni në linqet :
- https://catalogue.servicecanada.gc.ca/content/EForms/en/Detail.html?Form=ISP5054-ALB
- https://catalogue.servicecanada.gc.ca/content/EForms/en/Detail.html?Form=ISP5055-ALB
- https://catalogue.servicecanada.gc.ca/content/EForms/en/Detail.html?Form=ISP5053-ALB
Si funksionon procedura ?
- Kur personi banon në Shqipëri dhe kërkon një përfitim pensioni nga Kanadaja, aplikimi bëhet nëpërmjet portalit të dedikuar të Service Canada, duke plotësuar formularin përkatës sipas llojit të pensionit.
- Kur personi banon në Kanada dhe kërkon një përfitim pensioni nga Shqipëria, kërkesa paraqitet pranë institucionit kompetent kanadez, duke përdorur formularin përkatës CAN/AL 4, CAN/AL 5 ose CAN/AL 6, dhe dokumentacioni përcillet pranë ISSH-së.
- Informacioni mbi periudhat e sigurimit dhe njoftimet mbi vendimet shkëmbehen ndërmjet institucioneve kompetente nëpërmjet formularëve AL/CAN 2 dhe CAN/AL 2.
- Periudhat e sigurimit të kryera në Shqipëri dhe Kanada mund të merren në konsideratë së bashku, kur kjo është e nevojshme për plotësimin e kushteve të përfitimit, në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes.
- Secila Palë përcakton dhe paguan përfitimin që i takon sipas legjislacionit të saj dhe periudhave të sigurimit të njohura në zbatim të Marrëveshjes.