REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT

Marrëveshja në fushën e mbrojtjes shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, u nënshkrua në datën 17.03.2015 dhe u ratifikua nga Parlamenti Shqiptar me Ligjin nr. 123/2015 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Kjo Marrëveshje është në fuqi dhe zbatohet nga data 01.01.2016.

Fushat e mbuluara

Marrëveshja për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut mbulon:

  • paaftësinë e përkohshme për punë për shkak të sëmundjes;
  • barrëlindjen;
  • pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjare;
  • aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale;
  • sigurimin shëndetësor dhe kujdesin shëndetësor.

Marrëveshja zbatohet për personat e punësuar dhe, sipas përcaktimeve të saj, për persona të tjerë ekonomikisht aktivë, përfshirë personat e vetëpunësuar dhe punëdhënësit.

Dokumente

Institucionet kompetente

Zbatimi i Marrëveshjes kryhet nga institucionet kompetente të të dyja Palëve Kontraktuese, sipas fushës përkatëse të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Në Republikën e Shqipërisë:

  • Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH);
  • Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut:

  • Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut (PIOM), Drejtoria Qendrore – Shkup;
  • Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë së Veriut (FZO).

Marrëveshja parashikon përdorimin e formularëve të përbashkët për trajtimin e kërkesave për përfitime, verifikimin e periudhave të sigurimit dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet institucioneve kompetente të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Formularët e kërkesës për përfitime pensioni në kuadër të Marrëveshjes

Formularët e mëposhtëm përdoren për paraqitjen e kërkesave për përfitime nga qytetarët, në kuadër të Marrëveshjes për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Deklaratat e periudhave të sigurimit

Si funksionon procedura?

  • Kur personi banon në Shqipëri dhe kërkon një përfitim nga Maqedonia e Veriut, kërkesa paraqitet pranë institucionit kompetent në Shqipëri, duke plotësuar formularin përkatës AL/RM 202, AL/RM 203 ose AL/RM 204, sipas llojit të pensionit, së bashku me deklaratën mbi periudhat e punësimit.
  • Kur personi banon në Maqedoninë e Veriut dhe kërkon një përfitim nga Shqipëria, kërkesa paraqitet pranë institucionit kompetent në Maqedoninë e Veriut. Formularët përkatës RM/AL, së bashku me deklaratën mbi periudhat e punësimit, plotësohen dhe përcillen nga institucioni kompetent maqedonas tek institucioni kompetent shqiptar.
  • Institucionet kompetente të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut shkëmbejnë informacionin e nevojshëm për verifikimin e periudhave të sigurimit nëpërmjet formularëve AL/RM 205 dhe RM/AL 205, si dhe informacionin mjekësor në rastet e pensioneve të invaliditetit nëpërmjet formularëve AL/RM 213 & RM/AL 213.
  • Periudhat e sigurimit të kryera në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut mund të merren në konsideratë së bashku, kur kjo është e nevojshme për plotësimin e kushteve të përfitimit, në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes.
  • Secili shtet përcakton dhe paguan pjesën e pensionit që i takon sipas periudhave të sigurimit të njohura, në përputhje me legjislacionin e vet dhe dispozitat e Marrëveshjes.
  • Vendimet dhe informacionet përkatëse ndërmjet institucioneve kompetente shkëmbehen nëpërmjet formularëve të komunikimit AL/RM 001 dhe RM/AL 001.