Misioni i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) është administrimi i sigurimeve shoqërore në përgjithësi dhe i politikave të pensioneve në veçanti, vendosja e personave të siguruar dhe përmirësimi i shërbimit ndaj tyre në qendër të veprimtarisë së këtij institucioni, mbulimi i popullsisë me elemente të sigurimeve shoqërore në çdo vend dhe kohë kur lind kjo e drejtë, rritja e numrit të kontribuesve dhe grumbullimi i të ardhurave nga kontributet e fermerëve dhe të siguruarit vullnetar, përmirësimi i efiçiencës në menaxhimin e fondeve të sigurimeve shoqërore, i fondeve përkohësisht të lira dhe fondit rezervë.
Misioni i sistemit të sigurimeve shoqërore është mbulimi i të gjithë popullsisë me element të sigurimeve shoqërore dhe akordimi i përfitimeve për pension, paaftësi të përkohëshme në punë, barrëlindje, aksidente në punë dhe sëmundje profesionale e përfitime suplementare në momentin e lindjes të së drejtës dhe nevojs për to.
Vizioni i sistemit të sigurimeve shoqërore është fokusuar në përmirësimin e skemave aktuale nëpërmjet reformimit të shtyllës publike të pensioneve e forcimit të një lidhjeje më të drejtpërdrejtë midis kontributeve të paguara dhe përfitimeve të ardhshme, futjes graduale të skemave të përfitimeve suplementare të menaxhuara nga subjekte jopublike, krijimit të llogarive personale të çdo kontribuesi dhe përfituesi, arritjen e transparencës maksimale, duke krijuar akses personal tek klientët tanë.
Shërbimet që ofron ISSH
- Pension pleqërie
- Pension invaliditeti
- Pension familjar
- Pensioni social
- Përfitim për barrëlindje
- Përfitim për paaftësi të përkohshme në punë
- Përfitim në rast aksidenti në punë dhe sëmundje profesionale
- Sigurim vullnetar
- Sigurim shtetëror suplementar
- Sigurim suplementar për ushtarakët
- Sigurim për të vetpunësuarit në bujqësi
- Pagesa për lindje/vdekje